Flash

PAMJET/ Zbulohet një laborator i përpunimit të kοkainës dhe herοinës në Prishtinë

Lapsi.al 22 September 2024
PAMJET/ Zbulohet një laborator i përpunimit të

Një laborator për përpunimin e herοinës dhe kοkainës është zbuluar dhe shkatërruar në Prishtinë. Policia thotë se rezultati erdhi pas një pune hetimore rreth dhjetë muaj dhe se laboratori u zbulua në bodrumin e një banese në rrugën “Hyzri Talla” në kryeqytet.

“Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “ Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator”, - thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se dyshohet se ky laborator “është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Nuk flitet për persona të ndaluar. Në maj të vitit 2022, Policia e Kosovës kishte shkatërruar dy laboratorë të drogës – një në veri të Kosovës dhe një në Ferizaj. ©LAPSI.al

May be an image of text

May be an image of foundry

No photo description available.

No photo description available.

May be an image of seedlings

Të këshilluara

Arrestohen 26 shoferë brenda javës

Policia Rrugore ka bërë bilancin javor të arrestimeve dhe gjobave të vendosura për shoferët problematikë. Sipas Policisë Rrugore, në një javë janë arrestuar ...

15:20

Zbulohen dy “shtëpi bari” në Shkodër

Dy “shtëpi bari” u zbuluan në fshatin Xhan në Shkodër, ndërsa u arrestua në flagrancë një 46-vjeçar, i cili dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike. Pol...

13:11

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI