Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Replika mes Argitës dhe Lubonjës për oligarkët/ A filluan që në kohë të Sali Berishës

Lapsi.al 19 September 2024
Replika mes Argitës dhe Lubonjës për oligarkët/ A filluan

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha në emisionin “Open” në News 24 tha se babai i saj ka defekte si çdo njeri dhe ka bërë gabime gjatë kohës që ishte në pushtet. Malltezi tha se edhe vetë Berisha e ka pranuar se ka bërë gabime dhe ka kërkuar ndjesë, duke njohur gabime.

“Një pjesë të gabimeve i ka pohuar edhe vetë publikisht. Për të tjerat, dikush bie dakord dhe dikush jo. As që më shkon mendja mua për veten apo për dikë tjetër tjetër që nuk ka difekte dhe nuk ka bërë gabime. Njeriu që synon diçka të mirë dhe rrugës ka bërë gabime është shumë e rëndëishme që t'i njohë këto gabime. Sigurisht që ka përgjegjësi për gabimet që ka bërë”, - tha Malltezi.

Në krahun tjetër shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e pyeti Malltezin lidhur me ngritjen e sistemit oligarkik që në qeverisjen e Sali Berishës dhe më pas e trashëgoi Edi Rama.

“Drejtësia ka pasur 1 mijë të meta, ka pasur të korruptuar sa të duash, por respektoheshin afatet normale të gjykimit. Sot për të marrë pafajësi duhen 10 vjet gjykim penal”, tha Malltezi.

Lubonja solli si shembull një fragment nga dosja "Partizani", ku përmendej Liri Berisha si drejtuese e një fondacioni në ndihmë të fëmijëve autikë, ku në një event u paraqitën nja 90 vetë që blinin piktura me çmime të kripura.

“Në dosje është edhe ajo çështja e nënës suaj e atyre pikturave që janë shitur. Mua më bëri përshtypje që në lajmin që u nxor, duhet të ketë qenë ndonjë portal pro qeverisë, flitej për nja 90 veta të cilët kishin ardhur në atë eventin dhe që kishin blerë piktura, nuk po i hyj asaj që disa thonë me pastrim parash, por që kishin paguar nga 100 mijë euro dhe përmendej Beketi, Taçi dhe një kosovar që nuk po më kujtohet emri.

Unë nuk i hyj kësaj që të them ishte korrupsion apo pastrim parash, siç thuhet. Ashtu siç e njohim ne Shqipërinë, dhe që e njohim se e kemi jetuar, minimalisht ata kanë ardhur atje për të blerë influencë, kanë ardhur sepse ishte nëna juaj, e cila ishte gruaja e kryeministrit. Kanë ardhur atje mbi bazën e atij që quhet sistemi klientelar, klientë që nesër do të merrnin shërbime.

Nga 90 prej tyre, vetëm 3 përmendeshin me emra, por unë vë bast sot se ata të 87 sot punojnë me Edi Ramën. Ky është sistemi. Ndaj po them që për këtë sistem ka përgjegjësi edhe Sali Berisha" - tha Lubonja.

Malltezi tha se fondacioni e kishte gjetur këtë praktikë dhe e ka vijuar.

“Çmimet caktoheshin nga artistët, bëhej ankandi, artistët merrnin shumën që kishin vendosur, pjesa tjetër shkonte në favor të Fondacionit, para që janë investuar në mbështetje të fëmijëve autikë, për trajtimin e tyre dhe për një sistem trajnimi për terapistët”, tha Malltezi.

Lidhur me blerjen e influencës, Malltezi tha se "veprimi i dhurimit nuk është i dënueshëm".

“A ka ndodhur që këta të favorizohen nga Qeveria Berisha? Jo nuk janë favorizuar”, tha Malltezi.

Lubonja tha se “ne nuk i dimë emrat, më thuaj emrat që unë të them janë apo jo favorizuar nga Qeveria Berisha”.

Malltezi këmbënguli se asnjë nga ata që quhen oligarkë nuk është favorizuar.

“A ka ndonjë ligj të fshehtë në kohën e Qeverisë Berisha? Jo nuk kemi. Përsa i përket naftës? E keni për Taçin? Çdo konçension, në rastet strategjike, ka pasur tender ndërkombëtar”, - tha Malltezi. /BW

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI