Flash

Argita në krye të PD? Berisha: Vendos ajo. Malltezi: Nuk kam plan B

Lapsi.al 19 September 2024
Argita në krye të PD? Berisha: Vendos ajo. Malltezi: Nuk kam plan B

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nëse vajza e tij Argita Malltezi do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike. Ish-kryeministri u shpreh për "Opinion" në TV Klan se kjo është një çështje personale e saj.

“Kjo është një çështje krejtësisht personale e Argita Berishës dhe jo e Sali Berishës” – tha ai.

Ndërsa vetë Argita Malltezi ka folur për këtë çështje në emisionin “Open” në News 24.

“Se çfarë do të ndodhë më tej unë nuk e di, por tani nuk ka asnjë plan B”, - tha ajo.

Vajza e ish-kryeministrit se dosja e SPAK ndaj Berishës është në vazhdim të dosjeve që godasin opozitën. Ajo tha se është vijimi i sulmeve ndaj figurave të opozitës duke përmendur Fatmir Mediun, Ilir Metën, Fredi Belerin dhe së fundmi Sali Berishën.

“Jemi përpara kushteve shumë të vështira, asgjë nuk varet nga ‘jeta vdekje’ si të thuash që Berisha është nën arrest. Po ju sjell shembullin e Trump, ku dikush tha se nëse ai nuk do të vihej në akuzë, ai nuk do të kishte këtë sukses si kandidat.

Ndoshta akuzat që i bëhen politikisht Berishës, duhet të angazhojnë edhe më shumë strukturat. Opozita kërkon Qeveri teknike, strukturat duhet të organizohen dhe të ngrihen ta bëjnë realitet këtë”, - tha Malltezi.

Ajo tha se Berisha do të drejtojë fushatën për zgjedhjet dhe pas kësaj do të bëhet një garë për të caktuar Kryeministrin. “Parimi që u vendos ishte që kryetarin e PD të mos e caktonte dikush tjetër”, - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI