Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

Lapsi.al 19 September 2024
Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

Nga Edmond Hoxhaj

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo u përball të enjten më 19 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për një gjetje në kriterin e pasurisë dhe një tjetër në atë të pastërtisë së figurës.

Rreth gjysmë ore pas përfundimit të seancës dëgjimore, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Xhensila Pinen, shpallën vendimin për konfirmimin në detyrë të Bodos. Procesi u monitorua nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova.

Aulona Bodo e ka filluar detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë në vitin 2014.

Relatori Ilia parashtroi 17 gjetje pozitive në kriterin e pasurisë. Megjithatë, ai tha se nga analiza financiare e përgjithshme paraprake ishte konstatuar një bilanc negativ në shumën 298 mijë lekë, për subjektin dhe familjarët e saj.

Bodo vërejti se për gjithë pasuritë e verifikuara nga Komisioni, bilancet rezultonin pozitive. Ajo e cilësoi si një gabim njerëzor të kryer nga KPK, konstatimin e bilancit negativ.

Subjekti mori vlerësim pozitiv për profesionalizmin. Për pastërtinë e figurës, relatori Ilia evidentoi se subjekti ka pasqyruar në deklaratën e këtij kriteri dijeninë e saj për dy të afërm të proceduar për kultivim e magazinim të lëndëve narkotike, çështje që më pas është pushuar.

Sipas Ilias, Autoriteti i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, ka raportuar se subjekti nuk ka pasur kontakte të papërshtatshme, ndërkohë që është treguar e hapur duke deklaruar dijeninë e saj për procedimet e të afërmve dhe për rrjedhojë është e besueshme.

Pavarësisht konstatimit të KPK për përshtatshmërinë e Bodos, KPK ka hetuar për informacione për kontakte me persona të tjerë me probleme ligjore.

Sipas Ilias, Bodo nuk ka deklaruar nëse ka pasur dijeni për procedimin e një tjetër personi të afërt.

Bodo deklaroi në seancë se, nga vetë aktet e siguruara nga KPK, rezulton se ky person nuk është proceduar. Ajo shtoi se ka kërkuar informacion dhe në një prokurori tjetër prej nga është informuar se nuk ka qenë ndonjëherë nën hetim. “Ai është thirrur për t’u pyetur si person që mund të ketë pasur dijeni për ngjarjen dhe prandaj është e qartë përse nuk e kam deklaruar”, shpjegoi Bodo.

Në përfundim, ajo u shpreh se nuk kërkonte vetëm konfirmimin në detyrë, por edhe emërimin si gjqytare. Bodo argumentoi se në momentin kur është pranuar për të punuar si ndihmëse ligjore, për aplikimin kërkoheshin kritere të njëjta si për gjyqtarët. Subjekti deklaroi se dhe trajtimi financiar, paga, ishte e njëjtë me gjyqtarët e për rrjedhojë duhej që pasi të konfirmohej, të emërohej si gjyqtare nga ana e Komisionit.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja Bungo tha se nuk ishte pranuar kërkesa për emërimin e subjektit si gjyqtare. Ajo sqaroi se arsyetimi do të pasqyrohet në vendimmarrjen përfundimtare. Ndërkohë, u pranua në mënyrë unanime kërkimi tjetër për konfirmimin në detyrë./BIRN

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI