Flash

Studimi/ 39 milionë viktima në botë nga infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve

Lapsi.al 17 September 2024
Studimi/ 39 milionë viktima në botë nga infeksionet që u

Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që janë rezistente ndaj medikamenteve që duhet t'i trajtojnë ato mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050. Kjo del nga një studim i ri mbi vështirësitë e luftës ndaj “superbaktereve”.

Nga viti 2025 deri në vitin 2050, bota mund të shohë më shumë se 39 milionë vdekje që i atribuohen drejtpërdrejt rezistencës antimikrobike e njohur si AMR. Rezistenca antimikrobike ndodh kur patogjenët, siç janë bakteret dhe kërpudhat që zhvillojnë aftësinë për të shmangur medikamentet e prodhuara për t'i vrarë ato.

OBSH e ka quajtur AMR, një nga kërcënimet kryesore globale për shëndetin publik dhe zhvillimin. Ajo është fuqizuar nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i medikamenteve tek njerëzit, kafshët dhe bimët.

“Ne kemi nevojë për vëmendjen e duhur për antibiotikët e rinj dhe administrimin e antibiotikëve në mënyrë që të mund të adresojmë atë që është me të vërtetë një problem mjaft i madh” - tha një nga studiuesit.

Ata zbuluan se nga viti 1990 deri në vitin 2021, vdekjet nga AMR ranë më shumë se 50% tek fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, por u rritën më shumë se 80% tek të rriturit 70 vjeç e lart, tendenca që parashikohet të vazhdojnë. ©CNN, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI