Flash

Hetimet për Olti Bistrin, kompania i ndërtimit i kërkon gjykatës rimarrjen e 5 apartamenteve në sekuestro

Lapsi.al 17 September 2024
Hetimet për Olti Bistrin, kompania i ndërtimit i kërkon

Shoqëria “Arlis Ndërtim”, përmes mbrojtësit ligjor i është drejtuar ditën e sotme Gjykatës së Posaçme ku i ka kërkuar rimarrjen e pronave të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri.

Kjo kërkesë e tyre ka të bëjë me sekuestrimin e 5 apartamente në total, pasuri për të cilat, avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK. Sipas shoqërisë “Arlis”, ish-shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës.

Pasuritë u sekuestruan nga Struktura e Posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit. Këtij te fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”. Seanca në Gjykatën e Posaçme për këtë çështje u shty në datë 1 tetor në orën 12:00, pas kërkesës se përfaqësuesve te kompanisë për t’u njohur me aktet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI