Flash

Vjosa Osmani: Masat e Vuçiçit nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën

Lapsi.al 17 September 2024
Vjosa Osmani: Masat e Vuçiçit nuk kanë asnjë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesat dhe masat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën dhe se qëllimi i tij është destabilizimi i rajonit. Gjithashtu Osmani tha se Vuçiç po tenton t’i hedh hi syve aleatëve ndërkombëtarë me kërkesa për ri integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

presidentja e Kosovës tha se qëllimi kryesor ti tij është destabilizimi i vendit. Megjithatë, Osmani tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në lidhje që të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë në përputhje me procedurat e ligjshme të jenë në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Vuçiç duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran dhe pavarur, me institucione legjitime dhe demokratike të cilat marrin vendime për të gjithë qytetarët dhe çdo cep të Kosovës. Kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër të cilat nuk bëhen në mirëbesim dhe nuk e kanë asnjëherë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm e vetëm interesat destabilizuese të Serbisë s’kanë rëndësi për Kosovën. Për më tepër unë jam e bindur se presidenti serb nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si kërkesa.

Ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në institucione të Republikës së Kosovës. Unë jam e bindur se kur Vuçiç flet për rikthimin e serbëve në polici, gjyqësi, parlamentar dhe të tjera ai në fakt po i prezanton këto si fjalë e retorikë për të hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjanë në të vërtetë. Që janë përpjekjet e tij të qeverisë së tij, ushtrisë së tij në trajtimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare që kanë qëllim vetëm dhunën… Në asnjë moment nuk e besoj se Vuçiç është interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI