Flash

Amnesty International UK: Britania nuk duhet të zbatojë skemën e Italisë për emigrantët

Lapsi.al 17 September 2024
Amnesty International UK: Britania nuk duhet të zbatojë skemën e

Një ditë pas vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer në Romë ku u takua me homologen e tij italiane Giorgia Meloni shtypin dhe mediat e vendit ishullor është ndezur debati nëse Londrës i intereson një marrëveshje për emigrantët si ajo Rama – Meloni.

Prej vitesh në Britani është diskutuar skema e Ruandës, e cila u rrëzua nga gjykata dhe që parashikonte dërgimin në vendin afrikan të të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Tashmë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se po shqyrton nëse do të ndjekë një skemë të ngjashme me atë të Italisë në Shqipëri.

Steve Valdez-Symonds, drejtori i të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve në zyrën e Amnesty International për Mbretërinë e Bashkuar është njëri nga kundërshtarët.

“Nuk duhet të diskutohet që Britania e Madhe të bëjë një marrëveshje për të ngarkuar përgjegjësitë e saj mbi vendet e tjera. Nuk duhet as në Shqipëri, Ruanda apo kudo tjetër. Pas përpjekjes së turpshme të qeverisë konservatore për këtë, gjëja e fundit që nevojitet është një tjetër qeveri që ndjek skema për të shmangur përmbushjen e detyrimeve relativisht modeste të Mbretërisë së Bashkuar për refugjatët në vend që të tregojë njëfarë lidershipi dhe të marrë përgjegjësi.

Qeveria duhet të përpiqet të rivendosë reputacionin e goditur të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e refugjatëve duke riparuar një sistem azili që është sabotuar qëllimisht nga sekretarët e brendshëm të njëpasnjëshëm prej vitesh. Ne kemi nevojë për rrugë të sigurta azili për të ndihmuar në dhënien fund të praktikave shfrytëzuese të kontrabandistëve të njerëzve. Ne kemi nevojë për një sistem të drejtë dhe efikas për përpunimin e kërkesave për azil të njerëzve sido që të mbërrijnë” – thotë Valdez-Symonds.

Më herët edhe Human Rights Watch ka kritikuar marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë, duke argumentuar se ajo “minon të drejtat e azilit” dhe “nuk ka të ngjarë të pengojë kalimet e rrezikshme”. Edhe pse është interesuar, Starmer deklarohet i kujdesshëm, duke thënë se janë ditët e para dhe ai po vëzhgon se si funksionojë ideja e Italisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI