Flash

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Lapsi.al 16 September 2024
Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës
Edi Rama ka arritur të rekrutojë në PS, të rinj të ngjashëm me kadetët e ish Shkollës së Bashkuar, të cilët rrekeshin të rivendosnin bustin e Enverit në 21 shkurt 1991, pasi atë e kishin rrëzuar një ditë më parë studentët e futur në grevë urie. Kjo është fabula e asaj që është propaganduar si ripërtëritja e PS-së dhe kjo po del më qartë se kudo në spin-imin e këtyre të rinjve të akademisë politike të socialistëve, në emisionet televizive në prime time. Përballja e tyre me publikun në të paprituarat e një debati televiziv, i ka nxjerrë ata bllof, ndryshe nga fjalimi i parapërgatitur që lexoi Helena Kaçe në kongresin e PS-së, ku tregoi se sa besim kishte gjyshja e saj tek Skënderbeu i ri.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. Pra shikoni, një vajzë tek të tridhjetat, e shkolluar në Londër për arkitetkturë, e vë veten shumë më poshtë sesa Lali i 5D. Natyrisht ajo nuk ka përvojën dhe nuk njeh kulisat e politikës, po të rinjtë shquhen për ëndërrimtarë, idealistë dhe synues të së pamundurës, pra të aftë të sfidojnë këdo, madje të "vrasin" baballarët. Por asgjë e tillë nuk dukej tek Ilva, e cila kishte kishte përvetësuar me shpejtësi artin e të përshtaturit, të trashëguar ndoshta nga i ati i saj, ish kryetar i PS në Golem. Por kulmi i qesharakëzimit të këtyre prurjeve të reja do të shpërfaqej gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euronews. Aty qenë ftuar 19 vjeçarja Helena Kaçe, sekretari i rinisë, Roy Bashaj dhe vetë Ilva Guzi. Kulmi arriti kur këta kandidatë për deputetë të PS së reformuar u pyetën për figuarat e politikës së vjetër. Natyrisht lavdëruan Erion Veliajn, si mbështetës i të rinjve, thanë fjalë të mira për Gramoz Ruçin, njëra e pershkroi Ilir Metën si gjarpër dhe nuk guxuan të tre, ndonëse dikush u përtyp, dikush u skuq dhe dikush u vu në siklet, të thoshin ndonjë fjalë për Arben Ahmetajn. "Nuk e njohim" qe qëndrimi standart. Por qershia mbi tortë qe kur në monitor u shfaq fotoja e Ramës dhe tre të rinjve u duhej të komentonin difektet e tij. “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha me një vetkënaqësi që i buronte nga të gjitha shqisat, Ilva Gjuzi. "Nuk kam kapacitet të gjykoj në këto nivele, jo për të qënë politikisht korrekt po kështu mendoj", vazhdoi si i zënë në faj Roy Bashaj. Dhe kulmi, Helena Kaçe, ajo që u shpall nga Rama në kongres si pasardhësja e tij: "E meta e Edi Ramës është se ai bën aq shumë për vendin sa harron edhe veten e tij", tha ajo. Tani ta krahasosh këtë 19 vjeçare, me Elisën që e quan Skënderbe, me Mimin që e konsideron artist me famë ndërkombëtare, me Milvën që e etiketon pa frikë si brandin e Shqipërisë në botë, e kupton fare lehtë se sa po rinovohet PS-ja. Rama, ndonëse mund të ndryshojë moshën mesatare, po e tredh deri në fund mendimin e lirë dhe kritik në parti. Shembull qenë këta të rinj që fabrika e manipulimit vendosi t'i testojë në emisionet e mbrëmjes, në përpjekje për të dhënë mesazhin e rinovimit. I gjithë operacioni ka rezultuar një dështim dhe nuk dihet më nëse zyra e propagandës do t'i lejojë më të dalin në TV. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pikat më pikante të debatit Trump - Harris

Miliona shikues në SHBA dhe nga gjithë bota ndoqën Kamala Harris dhe Donald Trump në debatin e tyre të parë për rreth 90 minuta të martën në mbrëmje. Të tjer...

12:25

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI