Flash

Aksident në Theth, plagoset turisti spanjoll

Lapsi.al 16 September 2024
Aksident në Theth, plagoset turisti spanjoll

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Theth. Mësohet se një motor i drejtuar nga një spanjoll ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, 24-vjeçari me inicialet C. A.. Ata ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak. Në fshatin Theth, shtetasi spanjoll A. S., 27 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi C. A., 24 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI