Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

LA 7 tallet keq me restorantin Giorgia Meloni në Shëngjin (VIDEO)

Lapsi.al 16 September 2024
LA 7 tallet keq me restorantin Giorgia Meloni në Shëngjin (VIDEO)

Emisioni "In Altre parole" i televizionit italian me prirje të majta L7, i ka kushtuar një kronikë të gjatë kampeve të pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër dhe shtyrjes së herëpashershme të hapjes së tyre. Por ai ka vërejtur me ironi se në vend të tij është hapur në Shëngjin, tratoria Meloni.

Në një kronikë therëse të gazetares Giovanna Botteri tregohen një nga një mbi njëzet portretet e kryeministres italiane që në fëmijëri e deri sot. Natyrisht një pikturë e veçantë i është kushtuar edhe përqafimit të saj ikonik me homologun e vet shqiptar (foto e madhe siper).

Ndërkohë që gazetarja tregonte restorantin në lidhje direkte, të ftuarit në studio pyesnin në mënyrë cinike, nëse ka ndonjë pjatë të dedikuar Melonit dhe nëse portretet e saj gjenden edhe në banjo. "Këtë kult personaliteti do e kishte zili dhe Stalini" shton moderatori. Kamera ka fiksuar edhe një pikturë ku në vend të gjoksit kryeministres italiane i janë vënë edhe dy pjepra (meloni) në gjuhën e saj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI