Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Aksioni kundër shitjes së drògēs, një prej të arrestuarve ish-banor i Big Brother

Lapsi.al 16 September 2024
Aksioni kundër shitjes së drògēs, një prej të

Një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” është edhe Armand Haderllari, i cili ka marrë pjesë në reality show Big Brother, disa vite më parë.

Mësohet se Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës për klientët vip.

Po ashtu, antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërndarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;

– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;

– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;

– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë”, tha policia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI