Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Zbardhen pasuritë e "5D": Si u investuan 1.1 milionë euro në pasuri të paluajtshme

Lapsi.al 2 September 2024
Zbardhen pasuritë e "5D": Si u investuan 1.1 milionë euro

Në dosjen hetimore “5D” zbardhen dhe disa kontrata të pasurive të blera përmes këtij aktiviteti. Rezultojnë rreth 1 milionë e 100 mijë euro kontrata për blerje të apartamenteve, por dhe të trojeve. SPAK dyshon se paratë janë siguruar nga kompania që merrte tendera klienteliste.

Paratë e fituara në tendera të dyshimtë korruptive shoqëria “5D” i ka investuar në pasuri të paluajtshme. Në dosje rezultojnë kontratat e lidhura me persona fizikë, apo shoqëri të tjera me qëllim blerjen e tyre edhe në Tiranë. Asetet kanë kaluar në filtrin e prokurorisë ku rezulton se “5D”-ja ka blerë nga Mustafa dhe Xhevahire Huta një sipërfaqe toke prej 40 metër katrorë me vlerën e 1 350 000 lekëve.

Një tjetër sipërfaqe toke e blerë nga shoqëria “VAS Konstruksion” që më pas e ka ndryshuar emrin në “5D” ndodhet në rrugën “Niko Avrami”. Kontrata është lidhur nëpërmjet Anita Ulajt dhe me cilësinë e blerësit ka nënshkruar Ornela Qato për një shumë prej 45 000 000 lekësh.

Nga Henri Kashari është blerë një truall me sipërfaqe 425 metër katror me vlerën e 212.499 lekëve, truall me sipërfaqe 7349 metër katror, nga e cila ndërtesë me sipërfaqe 2100 metër katror kundrejt 130 mijë eurove, me palë shitësi Dhurata Plakun.

Një tjetër gjetje është edhe bashkëpunimi mes Selim Mollës, i cili ka blerë nga Vjollca Delijorgji një sipërfaqe prej 500.16 metër katrorë dhe çmimi është 380.000 mijë euro ku 180 mijë do të paguheshin menjëherë dhe të tjerat pas 6 muajsh. 

Në tregun e blerjeve të pasurive të paluajtshme është përfshirë edhe administratori Nestor Muhametllari. Ky i fundit ka blerë nga Eriseld Xhaferri një apartament në shumën e 170 000 eurove, ku 120 mijë euro do të jepeshin brenda 7 ditëve dhe kësti i dytë do të paguhej nëpërmjet një kredie bankare. Nga verifikimi i lëvizjeve të llogarisë bankare në llogarinë e Nestor Muhametllarit rezulton një transfertë e ardhur nga shoqëria “5 D” me vlerën e 100 mijë eurove.

Nga kontrolli i banesës së Nestor Muhametllarit hetuesit kanë zbuluar një kontratë me zyrën e “Remax” me blerës Andreina Muhametllarin dhe shitës Eriseld Xhaferrin. Objekti i kontratës ishte pikërisht apartamenti në fjalë ku çmimi i shitjes ishte rënë dakord për shumën 230 mijë euro. /Ora News

LEXONI EDHE: Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Të këshilluara

Bardhi largon Bashën nga karrigia pranë tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes një shkrese, ka kërkuar më 27 korrik nga Lindita Nikolla, e cila ka qenë kryetare Kuvendi, rikompozim të vendeve ...

19:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI