Flash

Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, i moshuari gjendet i vetēvarur në burgun e Peqinit

Lapsi.al 2 September 2024
Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, i moshuari gjendet i vetēvarur

Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk arriti t’ia dalë.

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar, Sokol Ucaj dhe bashkëshortes së tij shtatzënë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

Historia e konfliktit mes Engjëll Kol Ucaj dhe të birit nisën pas kthimit të Sokol Ucajt nga Italia bashkë me të fejuarën e tij italiane. Herë pas here kryefamiljari i kërkonte llogari të birit që ishte i papunë, ndërsa vetë ai ka deklaruar se djali e dhunonte.

Hera e fundit ka qenë më 30 janar 2013, ditën e krimit të dyfishtë, kur pas një grindjeje Engjëll Ucaj denoncoi në polici për dhunë të birin. Pas kthimit në shtëpi atë e bir u përplasën fizikisht dhe sipas të moshuarit, i detyruar nga dhuna, mori armën dhe qëlloi ndaj të birit e më pas edhe ndaj shtetases italiane.

Ai deklaroi se automatiku që përdori për kryerjen e vrasjes ndodhej në shtëpinë e tyre pasi e kishte sjellë i biri disa ditë para krimit.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Peqin, 2 Shtator 2024

Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk arriti tja dalë.

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.

Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

Gjykata liron me kusht Fredi Belerin

Gjykata merr vendimin, Fredi Beleri lirohet nga burgu. “Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin edhe rreth 6 javë nga lirimi. R...

11:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI