Flash

Mediat e kapura nuk mjaftojnë, PS kërkon dominimin e rrjeteve sociale

Lapsi.al 2 September 2024
Mediat e kapura nuk mjaftojnë, PS kërkon dominimin e rrjeteve sociale

Edhe pse është e vështirë të gjesh në media një lajm që shkon përtej përsëritjes mekanike së deklaratave të rilindjes pa një minimum përpunimi të mesazhit, qeveria kërkon të pushtojë edhe rrjetet sociale në muajt në vazhdim. Ashtu siç bëri me ministrat, Edi Rama ka dhënë urdhër t'u "tërhiqet veshi" deputetëve që nuk kanë bërë postime/pëlqime/shpërndarje sa duhet në rrjetet sociale.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Niko Peleshi është shprehur se është "i nevojshëm intensifikimi i komunikimit publik" i deputetëve në periudhën në vazhdim.

Kuptohet se porosia për të qenë aktivë në rrjetet sociale kërkohet tani që jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Për këtë do të bëhet në ditet e ardhshme edhe një takim pune me të gjithë deputetët, si për t'i zgjuar nga letargjia e pushimeve të verës.

Kuptohet se pas ministrave dhe deputetëve, i njëjti presion do të kalojë tek punonjësit e administratës, që detyrohen të bëhen pjesë e një skeme shantazhi si ajo e Aktivistit, ku i nënshtrohen një sistemi pikëzimi në lidhje me aktivitetin në rrjetet sociale, në shërbim të partisë.

Lexo edhe: Rilindja merr malet, të pathënat e takimit elektoral në Dajt

Të këshilluara

Gjykata liron me kusht Fredi Belerin

Gjykata merr vendimin, Fredi Beleri lirohet nga burgu. “Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin edhe rreth 6 javë nga lirimi. R...

11:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI