Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Dalin Exit Poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve rajonale në Gjermani

Lapsi.al 1 September 2024
Dalin Exit Poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve rajonale në

“Bum” votash për të djathtën ekstreme në zgjedhjet rajonale të zhvilluara në Gjermaninë Lindore, në landet e Saksonisë dhe Turingisë. Sipas exit poll-eve të para të publikuara nga ZDF në mbyllje të qendrave të votimit, e djathta ekstreme AfD është përpara rivalëve në Turingi.

Kjo është hera e parë për një parti të ekstremit të djathtë që kryeson në këtë land që nga viti 1945. AfD është në rrugën e duhur për të marrë fitore të rëndësishme edhe në Saksoni. Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) është bërë partia më e fortë në Turingi me 30.5% të votave, sipas exit poll-eve.

Bashkimi Demokristian (CDU) ka rënë në vendin e dytë në këtë rajonit me 24.5% të votave. Ndërsa në Saksoni, CDU mbetet partia politike dominuese, por me vështirësi. Ata morën 31.5% të votave ndërsa AfD 30%. Një parti e krahut të majtë e themeluar vetëm 1 muaj më parë e udhëhequr nga Sahra Wagenknecht (BSW) ka arritur një sukses të madh, duke arritur 16% të votave në Turingi dhe 12% në Saksoni.

Shumë ekspertë i shohin rezultatet e këtyre zgjedhjeve si një barometër të ndjenjës publike për qeverinë aktuale përpara zgjedhjeve të ardhshme kombëtare të Gjermanisë që do të mbahen pas pak më shumë se një viti.

"Ky është një sukses historik për ne" - tha bashkëkryetarja kombëtare e AfD, Alice Weidel. Në të dy rajonet federale, rezultatet e zgjedhjeve të kësaj të diele thonë se do të jetë shumë e vështirë për të formuar një qeveri. Është jashtëzakonisht e pamundur që ndonjë parti tjetër të pranojë të vendosë AfD në pushtet duke iu bashkuar asaj në një koalicion.

Sekretari i përgjithshëm kombëtar të CDU-së, Carsten Linnemann tha se partia e tij do t'i përmbahet refuzimit të saj prej kohësh për të mos bashkëpunuar me grupin e ekstremit të djathtë. Pakënaqësia e thellë për një qeveri kombëtare koalicioni, e njohur për luftën e brendshme, e kombinuar me ndjenjat anti-emigracion dhe skepticizmin ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën, kontribuan në ngritjen e partive populiste në rajonet e Gjermanisë Lindore.

AfD është më e fortë në pjesën lindore dhe ish-komuniste të vendit. Agjencia gjermane e inteligjencës i mban nën mbikëqyrje zyrat e kësaj force si grupe ekstremiste të krahut të djathtë. Zgjedhje rajonale do të ketë më 22 shtator në shtetin lindor gjerman të Brandenburgut, aktualisht i udhëhequr nga socialdemokratët e kancelarit gjerman Olaf Scholz. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 44 shoferë brenda javës

Gjatë një jave, Policia Rrugore ka pezulluar 149 leje drejtimi dhe ka arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 pë...

12:02

Vodhi një makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti. I riu ka vjedhur automjetin tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize...

14:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI