Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Shqipja rrezikon të mos jetë më "gjuhë zyrtare" në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 1 September 2024
Shqipja rrezikon të mos jetë më "gjuhë zyrtare"

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të vendosë brenda muajit shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë Ligjin për Gjuhën. Nëse do të ndodhë kjo e dyta, shqipja nuk do të jetë më “gjuhë e dytë zyrtare” në këtë vend.

Ligji i miratuar në vitin 2018 për dygjuhësinë parashikon që gjuha shqipe të jetë zyrtare jo vetëm në komunat me të paktën 20% të popullsisë shqiptare, por edhe në nivel kombëtar. Kërkesa për kushtetueshmërinë e ligjit për gjuhët u bë në vitin 2019 nga 13 iniciativa nga qytetarë, shoqata dhe parti politike. Ata pretendojnë se ligji nuk ka fuqi pasi nuk mori firmën e presidentit të kohës Gjorgje Ivanov.

Që nga ajo kohë ankesa ka qëndruar në sirtar, por tashmë që në qeveri është një forcë tjetër duket se dhe fryma ndaj shqiptarëve ka ndryshuar. Pak ditë para marrjes së këtij vendimi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilema.

I pyetur nëse Kushtetuesja do të shfuqizojë apo do ta lërë në zbatim ligjin, Kostadinovski thotë se gjykata do të sjellë vendim të argumentuar dhe me bazë juridiko-kushtetuese.

Koalicioni Fronti Europian në opozitë që udhëhiqet nga BDI kërkoi që të mos preket gjuha shqipe, ndërsa paralajmërimet për “heqje të dilemave” i shohin si të motivuara politikisht. Këto tema nuk kanë dilema dhe janë mbyllur me amandamentet kushtetuese me ligjet tjera në fuqi ishte paralajmërimi i Frontit Europian.

“Fronti Europian” thotë se hapja e temave të tilla dhe shfuqizimi eventual i ligjit, çon drejt rikthimit të Maqedonisë së Veriut në kohën para Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe koalicioni VLEN, që tashmë është pjesë e koalicionit qeverisës. Nismën në Kushtetuese e konsiderojnë si tentim për grusht shteti. Thonë se nuk duan ta cenojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, por shtojnë se nëse ky ligj përdoret për politika ditore, do të sjellë rreziqe.

“Duke pasur parasysh faktin se iniciativa vjen nga një parti anti-NATO që glorifikon regjimin komunist të Enver Hoxhës, më e pakta që presim është që kjo të refuzohet me konstatimin se është një përpjekje për grusht shteti. Kjo veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për kontestimin e procesit të hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u thelluar në përmbajtjen e tij”, - deklaruan nga VLEN.

Në një takim të bërë së fundmi thuhet se me të njëjtën logjike mund të rrëzohet edhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë që futi vendin në NATO, pasi as ai nuk u firmos nga Presidenti i kohës.

“Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet Kutia e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik” – thuhet në reagimin e VLEN.

Lidhur me deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës që mundësinë e heqjes së gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni e quan “aventurë të rrezikshme”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 44 shoferë brenda javës

Gjatë një jave, Policia Rrugore ka pezulluar 149 leje drejtimi dhe ka arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 pë...

12:02

Vodhi një makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti. I riu ka vjedhur automjetin tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize...

14:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI