Flash

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mallakastër

Lapsi.al 31 August 2024
Zbulohen dy parcela me kanabis në Mallakastër

Dy parcela me lëndë narkotike anë zbuluar në fshatin Gjerbës në Mallakastër. Sipas komunikatës nga Policia, nga kontrollet në zonë janë konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që ende po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Mallakastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Gjerbës, ka konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI