Flash

Greqi, peshqit e ngordhur: Volosi shpall emergjencën, ndotje e frikshme!

Lapsi.al 31 August 2024
Greqi, peshqit e ngordhur: Volosi shpall emergjencën, ndotje e frikshme!

Prej mbrëmjes të së premtes autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mbrojtjes civile për qytetin e Volosit e cila do të zgjasë të paktën një muaj në mënyrë që të trajtohen emergjencat dhe të menaxhohen pasojat e ndotjes detare në Gjirin Pagasitikos.

Organet administrative dhe ato shëndetësore kanë ndaluar banjat për banorët në gjithë gjirin në fjalë si dhe peshkimin, ndërsa specialistët thonë se duhen disa javë që ujërat të pastrohen, por leja për peshkim do të jepet vetëm pas analizave përkatëse.

Ekipet e specializuara për të pastruar gjirin në fjalë nga miliona peshq të ngordhur që u shfaqën javën e fundit vazhdojnë punën me ritme të shpejta.Pjesa më e madhe e tyre janë grumbulluar, ndërsa peshkarexha të tjera më të vogla po përfundojnë procesin . Gjithashtu në grykëderdhjen e lumit Ksiria janë vendosur rrjeta speciale për të mbajtur vëllimin e madh të tyre.

Fatkeqësia ekologjike është një goditje për faunën e zonës, ndërsa dëme ekonomike kolosale ka pësuar gjithë rajoni, bizneset dhe turizmi në Volos. Sipas specialistëve miliona peshq nga liqeni Karla që katërfishoi sipërfaqen e tij pas përmbytjeve të vitit të kaluar kanë ngordhur nga temperaturat e larta gjatë verës dhe mungesa e oksigjenit gjatë përpjekjeve për të kulluar ujërat dhe për të zvogëluar liqenin në fjalë, ndërsa pjesa tjetër nga kontakti me ujin e kripur në Gjirin Pagasitikos.

Problemi më i madh tashmë është pastrimi i ujërave ,dezinfektimi dhe djegia e qindra tonëve peshq të ngordhur të cilët pasi mblidhen në kosha të posaçëm shkojnë drejt njësisë speciale në Larisa.

Katastrofa ekologjike është bërë tashmë çështje gjyqësore me të cilën po merren prokurorët e Gjykatës së Lartë si dhe ata të Volosit të cilët po shqyrtojnë jo vetëm ndotjen detare , por edhe çfarë vendimesh janë marrë nga organet kompetente para kësaj katastrofe./TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI