Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

EMRAT/ Korrupsioni me lejet e ndërtimit, detaje të reja nga arrestimi në Elbasan

Lapsi.al 1 September 2024
EMRAT/ Korrupsioni me lejet e ndërtimit, detaje të reja nga arrestimi

Me urdhër të SPAK u arrestua këtë të diel me akuzën e korrupsionit një person të tretë lidhur me rastin e abuzimit nga punonjësit e IMT Elbasan me një rast të prishjes së një banese në këtë qytet. Në kuadër të operacionit "Deceit" në pranga u vu 51-vjeçari, Gentian Bako, i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Çështja ishte hapur fillimisht nga prokuroria në Elbasan ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i IMT-së, Andri Mehja dhe inspektori Bardhyl Qehja. Nga hetimet ka dalë se Bako ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synimin që të mos i prishnin shtëpinë.

Nisur nga këto rrethana prokurori i çështjes Elvin Gokaj, në datën 29 Gusht 2024 ka kërkuar menjëherë arrestimin e Gentian Bakos. Arrestimi i tij është bërë në qytetin e Elbasanit, ndërsa më pas është transferuar në Tiranë, ku pritet që këtë javë të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gentian Bako është një personazh i verifikuar nga policia në disa ngjarje të rënda kriminale në Elbasan.

Denoncimi u bë fillimisht në emisionin “Stop” në Tv Klan ku me një kamera të fshehtë u zbulua rasti i korrupsionit tek drejtuesit e IMT së Elbasanit. Një biznesi në këtë qytet i kanë vënë një gjobë për ndërtimin e një tende pa leje. Me anë të një sekseri, kryeinspektori i IMT-së Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysmë Lekë për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë Lekë.

“Stop” e takoi kryeinspektorin e IMT-s, i cili premtoi, se do të ulte gjobën. Fillimisht Mehja mori si kapar 300 mijë Lekë të vjetra dhe më pas edhe pjesa tjetër prej 2 milionë e 200 mijë lekë të tjera iu dha në dorë kyeinspektorit brenda një automjeti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 44 shoferë brenda javës

Gjatë një jave, Policia Rrugore ka pezulluar 149 leje drejtimi dhe ka arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 pë...

12:02

Vodhi një makinë, arrestohet i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti. I riu ka vjedhur automjetin tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize...

14:15

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI