Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Elisa shpërndan letrën e Bajram Begajt në tavolinat e deputetëve

Lapsi.al 2 September 2024
Elisa shpërndan letrën e Bajram Begajt në tavolinat e

Presidenti Bajram Begaj nuk shkoi vetë në Kuvend në seancën për hapjen e sesionit të ri. Letrën e tij e kishin shpërndarë shërbimet e Kuvendit në të gjitha tavolinat e deputetëve.Kjo ngjalli edhe reagimet e deputetëve të opozitës të cilët në shumë raste e kanë parë kreun e shtetit si shtojcë të mazhorancës. Disa deputetë grisën në shenjë demonstrative letrën e kreut të shtetit. Në letrën dërguar Kuvendit, Begaj bën thirrje për bashkëpunim mes palëve në të mirë të vendit.

"Një çështje që ka të bëjë sa me integrimin evropian, aq edhe me zhvillimin e vendit, është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një element që fatkeqësisht po kthehet në refrenin e gjithhershëm të çdo fjalimi.

Parlamenti duhet të mbështesë plotësisht reformën në drejtësi, institucionet tona të drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, duke forcuar kapacitetet e tyre financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.

Inkurajoj Kuvendin të promovojë politikën e antikrimit dhe antikorrupsionit si një përballje reale me një të keqe që duhet ta luftojmë në çdo nivel e çdo fushë të këtij fenomeni gërryes për ekonominë dhe kërcënues për demokracinë", thuhet mes të tjerash në letrën e kreut të shtetit.

Të këshilluara

Bardhi largon Bashën nga karrigia pranë tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes një shkrese, ka kërkuar më 27 korrik nga Lindita Nikolla, e cila ka qenë kryetare Kuvendi, rikompozim të vendeve ...

19:32

Gjykata liron me kusht Fredi Belerin

Gjykata merr vendimin, Fredi Beleri lirohet nga burgu. “Gjykata e pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe, mbeteshin edhe rreth 6 javë nga lirimi. R...

11:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI