Flash

Rama me atlete të bardha në Pragë: Jam mik edhe me Kushner edhe me Soros

Lapsi.al 30 August 2024
Rama me atlete të bardha në Pragë: Jam mik edhe me Kushner edhe

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në forumin "GLOBSEC" në Pragë të Çekisë. Në një panel me moderatorin Steve Clemons, u pyet mbi mënyrën sesi ai, një kryeministër i majtë arrin të mbajë marrëdhënie të mira me dyja palët kundërshtare Trump - Biden. Rama iu shmang pyetjes duke u shprehur se "ndoshta mund të jetë kryeministri më i gjatë" por përfaqëson një vend të vogël i cili ka nevojë për miq.

“Ndoshta jam kryeministri më i gjatë këtej. Jam i vetëdijshëm që përfaqësoj një vend të vogël që ka nevojë për miq. Meqë ra fjala, jam mik edhe me Jared Kushner edhe me Aleks Sorosin. Është një konfrontim edhe më me “kripë”, sesa Biden - Trump.

Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë, si mund të marrim anë? Ne mendojmë si të forcojmë miqësitë me të dyja vendet. Unë jam mik i mirë me Melonin.

U kam shpjeguar të mive që s’është ide e mirë të mendohem si tradhtar nëse shkoj flas te një takim i saj. Unë besoj që të flasësh me njerëzit, madje dhe të mos biesh dakord, është më mirë se të mos flasësh dhe të shtosh mosmarrëveshjet” – tha Rama.

Ashtu si në çdo samit, nuk munguan as këtë herë atletet e bardha që tërhoqën vëmendjen e moderatorit.

“Kryeministrit Rama i thashë që jam shumë xheloz për këpucët që ka veshur, sepse kam ecur nga njëra skenë në tjetrën sot me këpucë që janë jo të rehatshme dhe më tha që janë shumë të lira, kështu që mund t'i merrni” – tha Clemons.

“Thashë që mund t'i marrësh ti, jo unë” – iu përgjigj kryeministri shqiptar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI