Flash

Berisha: Rama racist me veriun, po blen mandatin e katërt

Lapsi.al 30 August 2024
Berisha: Rama racist me veriun, po blen mandatin e katërt

Kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në tubimin e radhës poshtë banesës së tij. Berisha mbështeti protestën e banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit dhe Thumanës, për të cilët tha se diskriminohen dhe ndëshkohen me rrugën e re të ndërtuar në tokat e tyre.

“Protestuesit guximtarë të revoltuar të Thumanës po protestojnë kundër njërit prej diskriminimeve më raciste, anti-shqiptare që Edi Rama iu bën me taksen e rrugës banorëve më të varfër të Shqipërisë, të Europës, banorëve të 4 qarqeve të veriut. Të vësh taksë për një qytetar që vjen skaj e skaj i vendit, të paguajë 10 apo 15 euro për vajtje-ardhje në Tiranë, në një kohë kur qytetarët e tjerë të Shqipërisë që kanë të ardhura dy herë më të mëdha se ata, i bëjnë një diskriminim çnjerëzor, dhe tregon një urrejtje racisti që Edi Rama e ka të trashëguar nga i ati i tij, xhelati, Kristaq Rama” – tha Berisha që u bëri thirrje të ngrihen në protesta edhe punëtorët e Kurumit të pushuar nga puna.

Ish-kryeministri tha se Rama po bën të gjitha përpjekjet për të marrë mandatin e katërt.

“Edi Rama ka shndërruar zyrat në shpella krimi, dhe kriminelët në vendimmarrës kryesorë. Ai ka krijuar modelin e plaçkitjes së votës, e dhunimit të Kushtetutës, ligjeve, burgosjeve politike. Shqipëria sot është i njëjti vend në Europë dhe i vetmi vend në botë në të cilin tre liderë, tre drejtues të partive kryesore opozitare ndodhen të arrestuar ose në ndjekje penale pa asnjë fakt, dokument, provë, vetëm e vetëm se Edi Rama kërkon të firmosë me dhunë dhe presion me praktikat e etërve të tij mandatin e 4-t, mandatin e rrënimit përfundimtar të Shqipërisë” – tha Berisha duke i ftuar shqiptarët të ngrihen në protesta.

“Sot shqiptarët votojnë, dhe në pamje të parë votojnë të qetë, por industria e blerjes së votës, makineria e tmerrshme e frikësimit, terrorizimit të qytetarëve, shteti mafioz elektoral, de facto ka vendosur në kontroll të plotë njëlloj si policia sekrete dhe partia komuniste terroriste vullnetin e qytetarëve shqiptarë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama në Çeki: Dua të përgëzoj Putinin

Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në forumin e GLOBSEC, që po mbahet në Pragë, gjatë një bisedë me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”...

18:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI