Flash

Ky është Flodian Plaku, vrasësi me tre emra që kërkohet për ekzekutimin e Gentian Bejtes

Lapsi.al 30 August 2024
Ky është Flodian Plaku, vrasësi me tre emra që kërkohet

Personi që shihni në foto është Flodian Plaku, vrasësi me tre emra i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Rreth 5 muaj pas vrasjes mafioze në Larushkë të Fushë Krujës, ku u ekzekutua në derë të banesës Gentjan Bejtja, policia e Tiranës identifikoi dhe shpalli në kërkim një prej ekzekutorëve një ditë më parë.

Bëhet fjalë për 41 vjeçarin Flodian Plakun i cili konsiderohet nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal.

Për Plakun, i cili mban edhe mbiemrat Seriani dhe Mamo, i shpallur në kërkim që më 26 korrik, policia kreu disa aksione në Vlorë dhe në qytete të tjera për arrestimin e tij dhe kur të gjitha rezultuan të pasuksesshme.

41 vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Ka dyshime se ai ndodhet jashtë vendit prandaj uniformat blu me vendimit të gjykatës së Tiranës, kryen kontrolle në një agjenci udhëtimesh në Lezhë, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

Thellimi i hetimeve ngarkoi me veprën e vrasjes me dashje dhe Ilir Beqarajn të arrestuar disa ditë pas ngjarjeve.

Sipas hetuesve Beqaraj me makinën e Edison Haxhiut largoi autorët nga fshati “Hasan”, ku dogjën makinën, drejt Bubqit.

Ndërsa për Haxhiun rëndon vetëm akuza e ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’.

Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. Më herët ai I kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur. Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.

Të këshilluara

Rama në Çeki: Dua të përgëzoj Putinin

Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në forumin e GLOBSEC, që po mbahet në Pragë, gjatë një bisedë me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”...

18:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI