Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Vrasësi i dyshuar i Edmond Papës: Nuk isha në Selitë kur ndodhi krimi, s'kisha besim te policia prandaj fshihesha

Lapsi.al 30 August 2024
Vrasësi i dyshuar i Edmond Papës: Nuk isha në Selitë kur

Gjykata e Tiranës ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Andrew Bode. Gjatë seancës, Bode ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2022.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ edhe për dy të tjerë, Andrea Kalemin dhe Julian Kalemin, për vrasjen e Edmond Papës.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, tha se Bode është shprehur para gjykatës se do të sjellë dëshmitarë, që sipas tij, do të vërtetohet se nuk ka qenë në zonën e Selitës kur është kryer vrasje e Edmond Papës dhe se nuk ka lidhje me krimin.

Sa i takon faktit se pse është fshehur prej kaq kohësh, gazetari Vija theksoi se Bode është shprehur se nuk kishte besim te policia.

“Andrew Bode pretendoi se do të sillte dëshmitar, se ditën kur ndodhi ngjarja, ai nuk ndodhej në Selitë atje ku është kryer ekzekutimi. Ai ndodhet diku tjetër. Sa i takon fshehjes së tij, ai ka deklaruar se nuk kishte besim tek policia”, tha ai.

Sipas gazetarit Vija, nga përplasja mes grupeve Sadikaj dhe Pepa, prej qershorit të vitit 2022, kanë humbur jetën shtatë persona.

“Të paktën nga ngjarja e qershorit 2022, kohë kur mbeti i vrarë Sadikaj janë shtatë viktima. Dyshimet e familjarëve të Aleksandër Sadikajt ishin që vrasje është bërë nga të afërt të Edmond Papës”, tha

Të këshilluara

Rama në Çeki: Dua të përgëzoj Putinin

Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në forumin e GLOBSEC, që po mbahet në Pragë, gjatë një bisedë me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”...

18:04

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI