Flash

Realiteti pas propagandës: Pse shqiptarët janë kaq të varfër (Shifrat)

Lapsi.al 29 August 2024
Realiteti pas propagandës: Pse shqiptarët janë kaq të

As katër euro për një orë punë. Me gjithë zhurmën e madhe për “pagë mesatare 900 euro”, kaq para merr mesatarisht një shqiptar, rrogëtar në shtet apo privat. Kjo shumë është 11 herë më pak se në Luksemburg, shtetin me pagën mesatare më të lartë në Bashkimin Evropian. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet gjithashtu më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet

Pagesa e një ore pune shkon në raport të drejtë me pagën mesatare. Në kontinentin Europian, Luksemburgu është shteti me pagën mesatare më të lartë, gati 6 mijë e 300 euro. Me të dhënat të përditësuara deri në fund të marsit, Shqipëria rezulton shteti me pakën mesatare më të ulët në Rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet

Në pozicion të njëjtë Shqipëria renditet edhe në drejtim të pagës minimale e cila përllogaritet në 400 euro, duke lënë pas Kosovën me rriten e fundit e çoi atë në 350 euro.

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se veçse anemike, rritja e pagës mesatare po shoqërohet nga një thellim i hendekut mes shtetit dhe privat. Në harkun e muajve janar-mars paga mesatare në administratën publike ishte gati 85 mijë lekë, mbi 16 mijë lekë apo 19 për qind më e lartë se në privat.

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet

Hendeqet ndërkohë janë thelluar edhe mes asaj që të punësuarit marrin në profesione të ndryshme. Sipas INSTAT punonjësit e bankave dhe ata të kompanive të sigurimit patën pagën mesatare më të lartë në harkun e muajve janar-mars me gati 134 mijë lekë, ndjekur nga të kualifikuarit në teknologji-informacioni me 110 mijë e 364 lekë.

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet

Ndërkohë të bujqësi që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë paguhen mesatarisht me vetëm 49 mijë e 594 që nëse i heqim sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, ajo që fermeri merr në dorë nuk i kalon 42 mijë lekët. /a2tv

Të këshilluara

Zjarr i madh në Lazarat

Tokat bujqësore në Lazarat janë përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri kanë djegur barëra të thata. ...

16:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI