Flash

Shën Maria me Linë e majmunit/ “Charlie Hebdo” zemëron të krishterët

Lapsi.al 28 August 2024
Shën Maria me Linë e majmunit/ “Charlie Hebdo”

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” është vënë sërish në qendër të polemikave. Këtë herë nuk janë myslimanët, por katolikët që e akuzojnë për "nxitje dhe provokim të urrejtjes fetare". Shkak u bë publikimi i një karikature i Virgjëreshës Mari më 16 gusht, një ditë pas festës së saj fetare.

Karikatura e titulluar "Lija e majmunit, shfaqja e parë e virusit në Evropë" përshkruan Shën Marinë me simptomat e sëmundjes duke qarë me duar të shtrënguara teksa merr ofendime të ndryshme nga njerëz jashtë skenës.

Imazh ka shkaktuar ankesa ndaj karikaturistit Pierrick Juin dhe Riss, pseudonim i Laurent Sourisseau dhe drejtorit të gazetës. Në tekstin e paraqitur në gjykatën e Parisit nga shoqatat 'Marie de Nazareth' dhe 'La petite Voie', Maria përshkruhet si një "figurë femërore e identifikimit për të krishterët në të gjithë botën".

La satira di sinistra fa ribrezzo. Da Charlie Hebdo una vignetta di insulti alla Madonna col vaiolo delle scimmie - Secolo d'Italia

Pas publikimit të karikaturës, Tribune Chrétienne e denoncoi menjëherë atë si "nxitje pa pagesë urrejtjeje ndaj katolikëve në Francë", duke nisur një peticion për ta tërhequr atë dhe duke mbledhur pothuajse 25 mijë nënshkrime. Në rrjetin “X” është shprehur edhe peshkopi i qytetit francez të Bayonne, Marc Aillet, i cili tha se “liria e shprehjes nuk mund të justifikojë një karikaturë kaq të shëmtuar”.

Gazeta franceze ka një linjë editoriale kundërshtuese ndaj të gjitha feve dhe që ka shënjestruar vazhdimisht besimet e krishtera, myslimane dhe hebraike. Kulmi ndodhi në janar 2015 kur pati një sulm xhihadist në zyrën e Charlie Hebdo në qendër të Parisit ku u vranë 12 persona, përfshirë redaktorin e revistës, Stéphane Charbonnier (Charb). Sulmi u shkaktua nga karikaturat e profetit Muhamed, të cilat Islami i ndalon të përshkruhen dhe për këtë arsye konsiderohen dyfish fyese.

Për të shprehur mendimin e tij për rastin u kërkua edhe mendimi i Papa Françeskut, i cili kur u pyet për lirinë e shprehjes së karikaturistëve. "Edhe nëse një mik i dashur flet keq për nënën time, duhet të presë një grusht sepse është normale. Nuk mund të provokosh apo ofendosh besimin e të tjerëve dhe nuk mund të qeshësh me të" – tha Papa. ©LAPSI.al

Charlie Hebdo on X: "Le dessin du jour, par #Juin https://t.co/gnbZcQsw7t"  / X

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në ishullin e Kretës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas mediave...

19:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI