Flash

Pamje të frikshme nga Greqia, tonelata me peshk të ngordhur në Volos

Lapsi.al 28 August 2024
Pamje të frikshme nga Greqia, tonelata me peshk të ngordhur në

Ka disa ditë që banorët e qytetit të Volosit përballen me këto pamje të frikshme të peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin që lag këtë zonë.

Fenomeni i paprecedentë përveç pamjes dhe erës së keqe ka shkaktuar shqetësim pasi këta mijëra peshq të ngordhur janë një bombë shëndetësore për shëndetin publik siç theksojnë specialistët.

Problemi po intensifikohet orë pas ore dhe organet kompetente po përpiqen të kontrollojnë çështjen, shkaku i së cilës thuhet se janë përmbytjet kolosale disa muaj më parë nga dy stuhitë që përfshinë zonën përreth, ndërsa kryebashkiaku i qytetit ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

“Qyteti i Volos dhe Gjiri Pagasitikos po përballen me një fatkeqësi ekologjike, por ata që janë përgjegjës për këtë krim mjedisor kanë një emër”, tha Achilleas Beos, kryebashkiak i Volosit.

Siç thonë ekspertët ndërkohë që mijëra tonë ujë nga liqeni Karla dhe përrenjtë e zonave përreth derdhen çdo ditë në gjirin Pagasitiko, bashkë me to derdhen edhe peshqit e ujit të ëmbël, të cilët ngordhin sapo bien në kontakt me ujin e kripur të detit. Është ajo kategori peshqish nga zona të përmbytura, ku ndërsa fushat po kullojnë dhe temperaturat rriten, zvogëlohet edhe vëllimi i ujit bashkë me oksigjenin.

Ekipet e Bashkisë vetëm brenda dy ditëve kanë mbledhur mbi 57 ton peshq të ngordhur dhe kanë kërkuar edhe 7 anije të vogla për të pastruar gjithë gjirin në fjalë.

“Që prej ditës së djeshme shërbimet e bashkisë së Volosit kanë nisur operacionin e pastrimit në frontin bregdetar, plazhet, shkëmbinjtë dhe kudo ku dalin peshq të ngordhur nga deti”, tha ai.

Fenomeni ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorit , për të hetuar cilësinë e ujërave në gjirin Pagasitikos dhe shkaqet e mundshme të ngordhjes së peshkut në plazhet e Magnezisë, ndërsa rritet indinjata e bizneseve të qytetit që kanë reaguar për dëmet e mëdha që ka pësuar turizmi në këtë zonë që shquhet për bukuritë natyrore , ujërat e pastra dhe infrastrukturën turistike.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në ishullin e Kretës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas mediave...

19:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI