Flash

Pak mbështetje për bujqësinë! Prisnin 1,7 miliardë lekë, por morën vetëm një të tretën e shumës

Lapsi.al 29 August 2024
Pak mbështetje për bujqësinë! Prisnin 1,7 miliardë

Prisnin 1.7 miliardë lekë që në qershor, por nga shtatori bujqit dhe blegtorët shqiptarë do të kenë në dispozicion një të tretën e shumës së nevojshme... vetëm 500 milionë lekë. Nga më pak se 14.2 miliardë lekë, buxheti për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të rritet në rreth 14.7 miliardë lekë me rishikimet e fundit.

“Faktikisht ne e diskutuam edhe ara 4 muajsh që Skema Kombëtare Bujqësisë dhe Blegtorisë ishte e pamjaftueshme. Sipas një vlerësimi të Ministrisë së bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vitin e shkuar, rezultoi se nevojat e sektorit ishin për 100 milionë euro. Dhe këtu nuk futen agro-përpunuesit. Ne dimë se nevojat janë shumë të mëdha”, thotë për televizionin A2 Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Nga 15.6 miliardë lekë vitin e shkuar, fondet për sektorin me të cilin punon dhe jeton gjysma e popullsisë përllogariten në më pak se 14.7 miliardë lekë apo 6 për qind më pak.

“Sigurisht ka nevoja të jashtëzakonshme dhe në investim. Si në përpunim, paketim pao transport. Idea është në mungesë të fondeve IPARD apo fondeve alternative, fermerët shqiptarë janë në një ngushticë të madhe në drejtim të financimit”, thotë Ballesha.

Me programin IPARD të Bashkimit Europian të pezulluar, fermerëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në sektorin bujqësor do iu vihet në ndihmë me garanci sovrane. Ekspertë të sektorit e shohin me skepticizëm përthithjen e këtyre parave për shkak të shkallës së lartë të informalitetit dhe problemeve të tjera në sektor. “Do të mund të marrin vetëm një numër i kufizuar fermerësh dhe ajo nuk do të mund të zgjidhë hallet e vërteta të sektorit”, thotë Ballesha.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit skema Kombëtarë në Bujqësi dhe Blegtori regjistroi një numër total prej 71.537 aplikimesh. Fondi në dispozicion rezultoi i mjaftueshëm vetëm për 72 për qind të fermerëve në total./A2 Cnn

Të këshilluara

Zjarr i madh në Lazarat

Tokat bujqësore në Lazarat janë përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri kanë djegur barëra të thata. ...

16:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI