Flash

Kuvendi nis procedurën parlamentare për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Lapsi.al 29 August 2024
Kuvendi nis procedurën parlamentare për mandatin e deputetit Vullnet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi të enjten urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thirrjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren më 4 shtator, për diskutimin e mocionit të 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i njohur si pronar i rrjetit “Big Market”.

Ky këshill është organizmi parlamentar që shqyrton nëse mocioni përmbush kriteret ligjore për t'u dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe harton një raport që ia dërgon seancës plenare.

Firmosësit e mocionit pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme që provojnë shkeljen e Kushtetutës nga deputeti Sinaj, pasi ai ka përfituar fonde publike në në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

Në mocionin e tyre sillen dokumente të disa pagesave të bëra nga drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kundrejt disa kompanive të cilat sipas ekstrakteve në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, që sipas PD-së janë në pronësi të deputetit socialist.

Sinaj ka mohuar që të ketë përfituar drejtpërdrejt fonde publike. Në një reagim në fillim të gushtit kur akuzat u bënë publike ai pretendoi se ka hequr dorë nga administrimi i të gjitha kompanive të tij që nga viti 2017 kur vendosi t'i futej politikës.

“Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi”, shkruajti ndër të tjera Sinaj në një reagim në platformën Facebook.

Por, PD pretendon se marrëveshjet e bëra nga Sinaj nuk e kanë shmangur atë si përfitues dhe zotërues i aksioneve të kompanive dhe për rrjedhojë dhe përfitimeve të tyre.

“Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga “zotërues aktiv i aksioneve” në “zotërues pasiv i aksioneve” për shkak të caktimit të “një personi të besuar””- pretendohet në mocion.

Sipas këtij pretendimi, në asnjë rast Sinaj nuk ka humbur të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria dhe se kjo verifikohet dhe në deklaratat e tij të pasurisë vit pas viti.

Firmosësit e mocionit pretendojnë se janë të paktën 9 transaksioneve të verifikuara nga thesari i shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë që kanë shkuar si pagesa për shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k.

Pagesat duket se janë bërë për furnizime me ushqime për ente të ndryshme publike.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Lazarat

Tokat bujqësore në Lazarat janë përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri kanë djegur barëra të thata. ...

16:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI