Flash

Qëlloi me armë policët, ekstradohet nga Parisi 37-vjeçari (Emri)

Lapsi.al 28 August 2024
Qëlloi me armë policët, ekstradohet nga Parisi 37-vjeçari

37-vjeçari Shpëtim Kraja, i lindur në Shkodër, është ekstraduar nga Franca pasi akuzohet nga gjykata e Kurbinit dhe për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera. Veç kësaj rezulton se 37-vjeçari ka qëlluar në vitin 2022 me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur.

Po në vitin 2022 Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Në vitin 2022, qëlloi me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur, ekstradohet nga Parisi, 37-vjeçari. I ekstraduari, i akuzuar nga Gjykata e Kurbinit dhe për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Francë, Sh. K., 37 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sh. K., më datë 14.01.2022, në fshatin Arrameras, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi 37-vjeçari lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë. 37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI