Flash

“Far-West”-i në Shkodër/ Zbulohet identiteti i dy vëllezërve Prendi

Lapsi.al 28 August 2024
“Far-West”-i në Shkodër/ Zbulohet identiteti i dy

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bushat të Shkodrës, ku pas një shkëmbim zjarri me armë, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por 3 persona janë shpallur në kërkim, mes të cilëve dhe dy vëllezërit Prendi nga Bushati.

Në makinën e blinduar sipas burime të policisë besohet se ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim. Nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur mes të rinjve për një shumë financiare të mos kthyer.

Burime pranë policisë së Shkodrës thanë për “Ora News” se vëllezërit Prendi që po kërkohen për këtë ngjarje, janë Andrea Prendi dhe Sandër Prendi, për të cilët ka nisur çështje penale për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është shpallur në kërkim dhe një person i tretë, me precedent të mëparshëm penal, i cili është kushëri me vëllezërit Prendi.

Gjithashtu për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim policor dhe dy persona të tjerë që kanë qenë në “Audin” e blinduar Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Por pak ditë më parë ata janë paraqitur në polici, ku pasi kanë dhënë shpjegime janë lënë sërisht të lirë.

Konflikti ka evoluar deri në përdorimin e armëve, ku vëllezërit Andrea, Sandër Prendi së bashku me kushëririn e tyre, i kanë paraprirë një sulmi me armë, duke marrë masa të japin një kundërgoditje.

Besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor. Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet “BMË” e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur.

Kjo makinë ka pasur dëmtime nga plumbat, duke krijuar përshtypjen e fortë se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri.

Automjeti tip “Audi” me targa gjermane, i cili është gjendur i braktisur në vendin e ngjarjes, sipas burimeve të policisë është përdorur për një kohë nga një person i shpallur në kërkim./Ora News

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI