Flash

Generation Next përfaqëson denjësisht Shqipërinë në Festivalin Evropian të Shkencës

Lapsi.al 28 August 2024
Generation Next përfaqëson denjësisht Shqipërinë
Projekti Generation Next i Fondacionit Vodafone ka qenë i rëndësishëm në zhvillimin e aftësive digjitale te nxënësit dhe studentët. Falë këtij projekti, nxënësit dhe mësuesja Valentina Ismaili janë fuqizuar drejt zgjidhjeve inovative dhe projektimit të një ardhmeje më të mirë përmes teknologjisë.

Fondacioni Vodafone në Shqipëri është krenar të mbështesë iniciativat që nxisin inovacionin dhe aftësitë digjitale, duke kontribuar në zhvillimin e liderëve të ardhshëm në STEM.

Falë kësaj nisme, shkolla 9 vjeçare “Sulë Harri” në Elbasan, fituese e fazës së parë të STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri i Fondacionit Vodafone në Shqipëri e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka qenë një ndër tre shkollat që kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Festivalin e 13-të Evropian “Science on Stage Europe”, që u mbajt më 12-15 Gusht 2024, në Finlandë.

Ky festival bëri bashkë 450 mësues nga shkolla fillore dhe 9-vjeçare nga e gjithë Europa, për tëprezantuar projekte e ide të reja në stenda, seminare dhe sesione të dedikuara teknologjisë.

Tre shkollat, gjimnazi “Zhani Ciko” Patos, Fier me mësuese Erviola Konomi, gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë, me përfaqësuese mësuesen Klotilda Jaupi dhe shkolla 9-vjeçare Sulë Harri,Elbasan, me mësuese Valentina Ismaili, që përfaqësuan Shqipërinë në Finlandë, u përzgjodhën nëFestivalin Kombëtar të Shkencës që u organizua nëntorin e vitit të kaluar në Ditën Botërore të Shkencës nga Qendra Inovative Edu Act Albania, e cila koordinon projektet e Science on Stage Europe, me mësuesit novator në STEM.

Shkolla “Sulë Harri” e Elbasanit u prezantua në këtë festival me projektin “The castle´s guest house and solar system”, që gërsheton traditën dhe vlerat e qytetit me teknologjinë, një zgjidhje inovatore se si Kalaja e vjetër e Elbasanit mund të ofrojë për turistët një eksperiencë unike dhegjithëpërfshirëse falë teknologjisë.

Përzgjedhja e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan për të qenë një nga përfaqësuesit e Shqipërisë“Science on Stage Europe”, është rezultat i sukseseve që nxënësit e kësaj shkolle, të mentoruar nga mësuesja e tyre Valentina Ismaili, kanë shenjuar gjatë trajnimeve të tyre të vazhdueshme përmes kurrikulave STEM. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI