Flash

Gruaja e Nikulajt për turisten britanike të përfshirë në vrasje: Ajo tentonte të kishte kontakt me sy me Ardianin

Lapsi.al 27 August 2024
Gruaja e Nikulajt për turisten britanike të përfshirë

Bashkëshortja e Ardian Nikulajt ka folur për herë të parë pas më shumë se një viti nga vrasja e bashkëshortit të saj, Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës. Vera Nikulaj ka folur për gazetarin Tom Kelly, editor i investigimeve në Daily Mail. Kjo media shkruan në artikullin e saj se familja e Ardianit pranoi të flasë vetëm pak ditë para vendimit të ekstradimit të autorëve te vrasjes kësaj të marte në gjykatën e Londrës.

Sipas Daily MaiL, Vera, me dhimbjen e madhe dhe lot në sy, ka treguar se si familja e saj mikpritën në hotelin e sapo inauguruar grupin e britanikëve, të cilët vëzhguan lëvizjet e Ardianit dhe ndihmuan porositësin Edmond Haxhia në ekzekutimin e tij.

Pjesë nga artikulli i Daily Mail:

Vera e ulur shumë afër tavolinës me mbishkrimin “rezervuar” atje ku iu vra bashkëshorti, nuk i mban dot lotët dhe tregon frikën nga vrasës të mundshëm shqiptarë, por kurrë nuk e mendonte se britanikët do të përfshiheshin në sulmin e vrasjes. Ajo fillimisht pa Harriet Bridgeman, e cila është nëna e një djali, në restorantin e hotelit.

“Ajo tentonte të kishte kontakt me sy me Ardianin. I fola asaj dhe i thashë se unë flas anglisht dhe si mund ta ndihmoja. Na kërkoi t’i gjenim një makinë me qira dhe Ardiani i ndihmojë për këtë”, është shprehur Vera.

Një ditë më pas, familja Nikulaj ishte duke darkuar në restorantin e tyre dhe pak më tutje ishte Bridgeman me një burrë tjetër britanik.

“Ajo donte të paguante me një kredit kartë por nuk i punoi. Ardiani u tha nuk ka gjë nuk kishte pse shqetësoheshin dhe ai pagoi për ata. Ata na u afrua dhe falenderuan Ardianin për pagesën e ushqimit“, ka treguar Vera.

Për Daily Mail, ka folur edhe djali Ardianit, Luisi, tani 14-vjeç, duke treguar se si ai pa Harry Simpson afër bilardos me pamje nga restoranti ku babai i tij do të vritej më vonë.

“Ditën tjetër unë po ushqehesha dhe ai ishte në të njëjtën tavolinë. Po haja fasule dhe Simpsom më tha: ‘Më lër ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar. Ai mori lugën time dhe nisi të ushqehet me fasule nga pjata ime. I tregove nënës time se ai ishte një person disi i çuditshëm. Po babi më tha mos u shqetëso bir ai është thjesht një turist dhe s’ke pse shqetësohesh prej tij’”.

Në ditën e tretë, pasi mbaroi picën dhe birrën e tij në restorant, Simpson mori tabakanë e tij dhe u përpoq ta mbante pas një perde në restorantin e hotelit ku punonin stafi dhe familja.

Ardiani i tha: Mos u shqetëso, lëre në tavolinë, je me pushime.

“Por Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes”.

Vrasësi i dyshuar Ruben Saraiva, një britanik i lindur në Portugali, u pa gjithashtu duke përgjuar në një shkallë afër skenës së të shtënave një ditë para vrasjes. Fëmijët vendas raportuan se kishin parë një ‘burrë të çuditshëm gjatë gjithë kohës’ dhe njëri ishte në gjendje të jepte një vizatim të detajuar pas vrasjes, thanë të afërmit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI