Flash

Ilir Meta hap Podcast dhe flet për kurthin që e futi Partia Socialiste

Lapsi.al 27 August 2024
Ilir Meta hap Podcast dhe flet për kurthin që e futi Partia Socialiste

Pas Edi Ramës, edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është bërë me Podcast. Meta njoftoi se “Podcasti i Lirisë” do të jetë gjatë ditëve të kampingut veror të të rinjve dhe të rejave të PL në Jalë.

Në puntatën e parë të këtij podcasti, Meta tregoi edhe historinë si u bë deputet në zgjedhjet e vitit 1992 dhe ëndrrën e tij për tu bërë pedagog. Meta rrëfeu se si PS e “futi në kurth” dhe e kandidoi për deputet në Skrapar, ku ishte nje zonë e vështirë për të fituar, por ai ia doli.

“Problemi im është se unë e kam vështirë të kënaqem me veten, por edhe me të tjerët. Mendoj se perfeksionimi nuk është shumë i këshillueshëm, por pa disa qëllime të mëdha dhe pa u përmirësuar, pa dyshim që nuk ke çfarë jep më.

Unë e dua shprehjen gjermane që kush pushon ndryshket.

Arritjet e mia janë të çuditshme, por mua nuk më bëjnë përshtypje sepse situata ku ndodhet vendi nuk krenohem.

Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendit njëherë e përgjithmonë.

Unë nuk kam dashur të merrem me politike, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi.

Në mars 1992, PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS ishte në një zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri të kandiduar për deputetë, m’u lutën me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi te bukur dhe unë u vendosa deputet mazhoritar në Skrapar. Kjo është një arritje ime.

Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale.

Jam edhe nënshkrues i kartës së Adriatikut, kjo ishte programi si Shqipëria do hynte në NATO dhe Shqipëria hyri në NATO”, tha ndër të tjera Ilir Meta.

Të këshilluara

Stuhia, dy avionë nuk ulen dot në Rinas

Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga moti i keq mbrëmjen e sotme, ku era e fortë e shoqëruar me stuhi shiu ka shkaktuar dëme të shumta. Përveç bllokimit t...

20:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI