Flash

Pas arrestimit të pronarit të Telegram/ Zuckerberg: Qeveria amerikane më ka bërë presion

Lapsi.al 27 August 2024
Pas arrestimit të pronarit të Telegram/ Zuckerberg: Qeveria amerikane

Pas arrestimit të pronarit të Telegram Pavel Durov, konkurenti i tij, CEO i Meta Platforms Mark Zuckerberg ka thënë se zyrtarë të lartë në administratën e Joe Bidenit i kishin bërë presion kompanisë së tij të mediave sociale që të censuronte përmbajtjen e COVID-19 gjatë pandemisë.

Në një letër të datës 26 gusht, Zuckerberg i tha komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA se i vinte keq që nuk foli më herët për këtë presion, si dhe për disa vendime që pronari i Facebook, Instagram dhe WhatsApp kishte marrë rreth heqjes së përmbajtjeve të caktuara, shkruajnë mediat e huaja.

“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë të administratës së Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehnin shumë zhgënjim me ekipet tona kur nuk binim dakord”, shkruan Zuckerberg në letrën, e cila është postuar nga Komisioni për Gjyqësor në faqen e tij në Facebook.

“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të hapur për këtë”, shkroi ai.

“Unë gjithashtu mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot” - tha Zuckerberg, ndërsa pranoi se Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë censuruar informacione lidhur me Covid-19 dhe historinë e laptopit të djalit të Joe Biden.

Letra i drejtohej Jim Jordan, kryetarit të komitetit dhe një republikan.

Në postimin e tij në Facebook, komiteti e quajti letrën një “fitore të madhe për fjalën e lirë” dhe tha se Zuckerberg kishte pranuar se “Facebook censuroi amerikanët”. 

Lexo më tej: Arrestimi i shefit të Telegram i hedh benzinë zjarrit: A duhet censuruar interneti? 

Të këshilluara

Stuhia, dy avionë nuk ulen dot në Rinas

Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga moti i keq mbrëmjen e sotme, ku era e fortë e shoqëruar me stuhi shiu ka shkaktuar dëme të shumta. Përveç bllokimit t...

20:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI