Flash

Pse Berisha dhe Meta anuluan tubimet e mbrëmjes së të hënës

Lapsi.al 26 August 2024
Pse Berisha dhe Meta anuluan tubimet e mbrëmjes së të

Për herë të parë, që prej 2 janarit të këtij viti, mbrëmjen e kësaj të hëne nuk u zhvillua tubimi i përnatshëm i mbështetësve që mblidhem poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Dhe shkak për këtë nuk u bë asgjë më shumë se moti i keq që përfshiu Tiranën dhe jo vetëm.

“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe pamundësisë për të realizuar lidhjen teknike, protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet” – u tha në një njoftim të zyrës së shtypit dhe komunikimit të Partisë Demokratike.

Por moti i keq nuk preku vetëm Berishën. Edhe aleati i tij në opozitë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk mundi dot të zhvillojë një aktivitet për hapjen e kampingut veror të të rinjve të Partisë së Lirisë në ditën e parë në Jalë. Në këtë aktivitet ishte lajmëruar se do të kishte edhe një fjalë të Presidentit të kësaj force, Ilir Meta.

Por disa orë më pas erdhi një tjetër njoftim. “Për shkak të kushteve atmosferike, aktiviteti nuk do të transmetohet. Ju faleminderit!” – njoftoi zyra e shtypit e Partisë së Lirisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: PAMJE/ Vendi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Të këshilluara

Kthesa e motit, stuhi në Tiranë dhe Elbasan

Moti ka treguar një tjetër anë të tij brenda ditës së sotme teksa mbrëmja ka sjellë një ndryshim të befasishëm në zonat e Tiranës dhe Elbasanit. Momentalisht, t...

19:02

Stuhi breshëri në Tiranë (VIDEO)

Moti ka marrë “kthesë” në vendin tonë, teksa thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e forta të shiut. Stuhia e shiut ka përfshirë edhe Tiranën. N...

20:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI