SHERR NË TRIBUNA
Gjatë ndeshjes, në tribuna ka ndodhur një sherr i vërtetë mes tifozëve të dy skuadrave. Situatë që ka bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e policisë. Në pamundësi për të ndaluar përleshjen, oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës, i cili u hodh në tribunë, por u përhap edhe në fushë. Lexo më tej: Video/ Frikë e çmenduri në Copa Libertadores: fluturojnë barrierat në fushë, Oliveira goditet nga një gurTYMUESE NË FUSHË, NDËRPRITET NDESHJA
Nga kjo erdhi edhe shqetësimi i lojtarëve, që po vuanin nga djegia e syve, të vjellat dhe problemet e frymëmarrjes. Kushte ekstreme, të cilat bënë që arbitri i ndeshjes ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Pas një pauze të shkurtër, në prani të kushteve të përshtatshme për rifillimin e lojës, ndeshja vazhdoi rregullisht deri në fishkëllimën e fundit, e cila konfirmoi fitoren dhe kalimin e Atletico Mineiro në turin tjetër të Copa Libertadores.? Uma confusão generalizada na torcida do San Lorenzo fez a partida ser paralisada. Jogadores e torcida foram atingidos pelo gás de pimenta utilizado pela polícia para conter os argentinos. pic.twitter.com/3k5SIOhmxO
— galonews.com.br (@GaloNews_) August 21, 2024