Flash

PAMJE TE RENDA/ Rrëzohet një avion me 62 pasagjerë në Brazil

Lapsi.al 9 August 2024
PAMJE TE RENDA/ Rrëzohet një avion me 62 pasagjerë në Brazil

Një avion pasagjerësh me 62 persona në bord u rrëzua në periferi të São Paulo këtë të premte. Lajmin e dha presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. Në rrjet u shfaqën pamje dramatike nga vendi i ngjarjes që tregojnë trupin e shkatërruar të avionit në flakë në tokë. Duke ndërprerë një fjalim në një aktivitet detar, Lula tha se "duket" se të gjithë në bord mund të kenë vdekur. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit me dy motorë.

“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur” - tha Lula.

Fluturimi u nis nga Cascavel, në shtetin brazilian të Parana dhe ishte rrugës për në São Paulo kur humbi sinjalin pak para orës 13:30 sipas kohës lokale, sipas të dhënave në Flightradar24. Videot në mediat sociale të përplasjes treguan avionin duke u ngjitur në qiell përpara se të binte në tokë ndërsa njerëzit në lagje bërtisnin nga frika. Një tjetër video tregonte rrënojat e avionit në flakë në tokë.

Mbrojtja Civile e Brazilit thotë se avioni goditi shumë shtëpi ndërsa u rrëzua në një zonë banimi. “Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore Voepass. Një banore regjistroi video të pasojave të avionit që u përplas në shtëpinë e fqinjit të saj jashtë São Paulo, duke i thënë Julia Vargas Jones të CNN se ishte duke ngrënë drekë në kuzhinën e saj kur pa aeroplanin duke u rrëzuar.

Ajo u ul nga tmerri dhe filloi të lutej duke e quajtur atë një "moment paniku" për të gjithë qytetin. Rrugët private që çojnë drejt vendit të përplasjes tani janë të mbyllura dhe emergjencat janë në zonë. ©CNN, LAPSI.al

Të këshilluara

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Bojë

Zjarri që shpërtheu në lagjen Bojë të Krujës është riaktivizuar pas një periudhe të shkurtër qetësie. Pas fikjes së zjarrit në mëngjesin e sotëm, flakët janë...

19:37

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI