Flash

Në burg në Francë, personazhi i TikTok shantazhonte vajzat me profile të rreme

Lapsi.al 9 August 2024
Në burg në Francë, personazhi i TikTok shantazhonte vajzat me

Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës ka goditur një tjetër fenomen ku janë dokumentuar me dhjetëra raste të përndjekjeve online.

Sipas burimeve mësohet se ky sektor ka arritur që të dokumentojë 62 raste të përndjekjeve online, të gjitha të kryera nga Fabjan Dodaj, i cili ndodhet i dënuar në një burg në Francë.

Burime bëjnë me dije se kanë qënë disa qytetare që kanë bërë kallëzim pranë Krimit Kibernetik në Tiranë.

Pas hetimeve ka rezultuar se Fabjan Dodaj është autori i këtyre përndjekjeve dhe ndaj tij janë ngritur disa akuza si falsifikim kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompkuterike, përndjekje etj.

Ndërkohë ai po vuan dënimin në një burg të Francës i dënuar për komplot kriminal, vjedhje etj.

Krimi Kibernetik arriti përmes impulseve dhe qelizave kompjuterike të cilat pulsonin nga burgu në Francë. Menjëherë pas kësaj efektivët lajëmëruan autoritetet e huaja të cilët ushtruan kontroll në qelinë e të riut ku igjetën një celular.

Fabjan Dodaj krijonte profile të rreme duke marrë fotografitë të vajzave të ndryshme dhe i denigronte në rrjetet sociale. Pas kësaj ai i shantazhonte duke i kërkuar foto dhe video intime.

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, për goditjen dhe dokumentimin e rasteve të përndjekjeve online dhe të çdo krimi kibernetik.

Zbardhen dhe dokumentohen 62 raste të përndjekjeve online, kryer nga një 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në një burg të Francës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve online në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Të këshilluara

I moshuari mbytet në plazhin e Pishporos

Një 69-vjeçar është mbytur në plazhin e Pishporos në Fier pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, p...

17:10

Moti për fundjavën me temperatura të larta

I nxehti afrikan vijon të jetë prezent në Shqipëri thotë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat në qytete priten të shkojnë deri në 38 gradë. Për fund...

16:50

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI