Flash

Del studimi/ Vetëm larja e frutave nuk largon pesticidet

Lapsi.al 9 August 2024
Del studimi/ Vetëm larja e frutave nuk largon pesticidet

Një studim i ri shkencor i jep të drejtë shqetësimit të konsumatorëve në lidhje me mbetjet e pesticideve në ushqime. Ai sjell prova të reja se larja e frutave para ngrënies nuk largon kimikatet e ndryshme toksike që përdoren zakonisht në bujqësi. Studimi u botua në revistën “Nano Letters” dhe vjen mes debatit të vazhdueshëm mbi shkallën e ndotjes së ushqimeve me pesticide dhe rreziqet e mundshme shëndetësore që lidhen me një dietë të qëndrueshme që përfshin mbetjet e këtyre lëndëve.

Në muajin maj, “Consumer Reports” deklaroi se kishte përcaktuar se 20% e 59 kategorive të ndryshme të frutave dhe perimeve përmbanin mbetje pesticidesh në nivele që përbënin "rreziqe të rëndësishme" për konsumatorët, bazuar në një analizë të të dhënave të mbledhura nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA.

Zbulimi kryesor si studimit të ri në lidhje me joefektivitetin e larjes së frutave është i rëndësishëm për konsumatorët. "Veprimet tradicionale të pastrimit të frutave nuk mund të heqin plotësisht pesticidet", - thuhet në dokument. Kur u përdor teknika e ekzaminimit të një molle, studiuesit thanë se "rezultatet provojnë se pesticidet depërtojnë shtresën e lëvozhgës ". Autorët thanë se zbuluan se ndotja e pesticideve u zvogëlua kur lëkura e mollës u hoq së bashku me një pjesë të shtresës së tulit.

"Ky studim përpiqet të ofrojë udhëzime shëndetësore për konsumatorët" - tha profesori Dongdong Ye, autor i studimit. "Në vend që të nxisë frikën e panevojshme, hulumtimi parashtron se qërimi mund të eliminojë në mënyrë efektive pothuajse të gjitha mbetjet e pesticideve, në kontrast me praktikën e rekomanduar shpesh të larjes."

Shkencëtari Michael Hansen tha se studimi mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë qëndrueshmërinë e pesticideve në ushqime dhe si të mbrohen më mirë konsumatorët.

"Kjo është me të vërtetë e dobishme për të kuptuar se si lëvizin këto pesticide. Mos mendoni vetëm se larja do t'ju ndihmojë. Frutat dhe perimet duhen qëruar" - tha Hansen. Ekspertët thonë se mbetjet e pesticideve në ushqime nuk janë përgjithësisht një shqetësim për shëndetin nëse janë brenda kufijve ligjorë. ©The Guardian, LAPSI.al

Të këshilluara

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Bojë

Zjarri që shpërtheu në lagjen Bojë të Krujës është riaktivizuar pas një periudhe të shkurtër qetësie. Pas fikjes së zjarrit në mëngjesin e sotëm, flakët janë...

19:37

I moshuari mbytet në plazhin e Pishporos

Një 69-vjeçar është mbytur në plazhin e Pishporos në Fier pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, p...

17:10

Moti për fundjavën me temperatura të larta

I nxehti afrikan vijon të jetë prezent në Shqipëri thotë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat në qytete priten të shkojnë deri në 38 gradë. Për fund...

16:50

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI