Flash

Gjermania, Füllkrug i thyen dorën tifozit: "E këndova himnin në barrelë"

Lapsi.al 19 June 2024
Gjermania, Füllkrug i thyen dorën tifozit: "E këndova himnin
Europiani mund të jetë një eksperiencë madhështore për shumë, por një tifoz i Gjermanisë mund të mos jetë shumë dakord. Ndeshja e parë e turneut i ka kushtuar atij, një dëmtim të pamenduar. Lajmin e tregon Bild dhe i përket pikërisht ndeshjes së parë të Euro 2024, atë që hapi evenimentin Gjermani-Skoci. Protagonist janë sulmuesi i panzerave Niclas Füllkrug dhe një tifoz. Një histori që është një nga më të çmendurat e këtij kampionati europian. Një tifoz i Gjermanisë, Kai Flathmann, theu dorën pasi u godit aksidentalisht nga topi që erdhi nga këmbët e Niclas Füllkrug, gjatë nxemjes përpara fitores 5-1 kundër Skocisë. Një impakt i fortë, që e kapi në befasi tifozin, që e kuptoi cfarë ndodhi vetëm kur ndjeu dhimbje të forta në dorë. Lexo më tej: Video/ Gjermania e frikshme, e nis me goleadë me Skocinë: VAR i heq një penallti e i jep një tjetër Flathmann ishte ulur në rreshtin e parë pranë portës të premten në mbrëmje në Allianz Arena në Mynih. Qendrimi në vendin komod zgjati fare pak, madje pa nisur ende ndeshja. Tifozit iu dha menjëherë ndihma, edhe pse ai kujton: "Unë e këndova himnin në barrelë. Nuk dija nëse të qeshja apo të qaja, për fat të keq më duhej të hiqja dorë nga ëndrra ime për të ndjekur ndeshjen hapëse". Për tifozin fatkeq, megjithatë, është duke ardhur një shpërblim i vogël, pasi do të marrë një fanellë të kombëtares dhe një mesazh nga vetë Füllkrug.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI