Flash

Mes fshehtësisë absolute, Hoxha e Balliu thërrasin fort: Sylvinho kërkon t'i japë edhe një dorë Hysaj

Lapsi.al 19 June 2024
Mes fshehtësisë absolute, Hoxha e Balliu thërrasin fort: Sylvinho

Elseid Hysaj është shqetësimi më i madh i teknikut Sylvinho, para ndeshjes së dytë në Euro 2024, kundër Kroacisë. Tekniku i kuqezinjve kërkon t'i japë një dorë tjetër mbrojtësit të Lazios, në ciklonin e kritikave për gjithçka bëri në debutimin me Italinë. Braziliani e di se ulja në pankinë e Hysaj mund të bëjë ta humbasë përfundimisht lojtarin, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ivan Balliu, në anën tjetër, spikat dhe ka pritur gjithnjë me shumë durim momentin e tij. E ai moment ka ardhur dhe Sylvinho nuk mund të vazhdojë ta anashkalojë, pavarësisht performancave gjithnjë nën ton, me gabime dhe shumë pak herë në nivelin e lojtarit që Hysaj mendohet të ketë.

BALOTAZHET E TJERË

Ndaj Kroacisë në orën 15:00 kërkohet vetëm fitorja, si mundësia e fundit për të shpresuar kalimin e grupit. Në “Volksparkstadion” kuqezinjtë do të luajnë gjithcka ndaj kroatëve. Ajo që u pa në fushë ndaj italianëve nuk i ka pëlqyer askujt përveç vetë teknikut Sylvinho. Fatmirësisht pa dëmtime që mund ta kondicionojnë, braziliani duhet të marrë një vendim me ata që nuk bënë atë që duhej të bënin, ose me ata që kur hynë bënë gjithcka ashtu si duhet. Të parët në këtë listë janë Taulant Seferi e Arbër Hoxha, që më sa duket do të këmbejnë rolet.

Lexo më tejNuk ka të nesërme: Shqipëria luan gjithçka kundër Modric në derbin e Ballkanit

Nuk duket se mund të penalizohet në këtë rast askush nga triada e mesfushës, ku Bajrami ishte ai që bëri më mirë se të tjerët, Ramadani është shkatërruesi i vrapimeve të shumta, ndërsa Asllani fsheh inekzistencën e tij kundër të kaltërve me statusin e klubit me të cilin luan. Ajeti, me shumë mundësi, do t'i dorëzojë vendin e Ismajlit, të cilin Sylvinho e sakrifikoi në ndeshjen e parë, pa shumë argument në vetvete, kur lojtari i Empolit ishte përballur rregullisht me lojtarët e Italisë në Serie A.

Formacioni i mundshëm

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI