Flash

Zbulimi i Marrazzo: "Në kombëtaren e Italisë në Euro 2024 të paktën dy lojtarë janë gay"

Lapsi.al 18 June 2024
Zbulimi i Marrazzo: "Në kombëtaren e Italisë në Euro

Tema e homoseksualitetit është ende një tabu në Itali edhe pse fundjavën e kaluar, u zhvillua në Romë Gay Pride. Madje në sport e aq më tepër te futboll barrierat janë të pakalueshme. Pikërisht për këtë arsye, deklaratat e presidentit të Partisë Gay LGBT+ Fabrizio Marrazzo në lidhje me praninë e dy lojtarëve homoseksualë në kombëtaren e Italisë, që po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, ka bërë zhurmë të madhe. Lajmi pritet të konfirmohet, por Marrazzo është mjaft i sigurt për këtë.

DY HOMOSEKSUALE NË KOMBËTAREN E ITALISË

Fabrizio Marrazzo, president i Partisë Gay LGBT+, ishte i ftuar në emisionin radiofonik La Zanzara. Duke folur për homoseksualitetin në botën e sportit dhe veçanërisht në futboll, Marrazzo u përgjigj kështu: "Në kombëtaren e Italisë, të përfshirë në kampionatin europian, ka një ose dy lojtarë homoseksualë. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse informacioni që kemi është i saktë sepse ata nuk mund ta thonë, përndryshe karriera e tyre do të ndikohej. Nëse do të donin të dilnin hapur do të ishte më mirë, por është një zgjedhje private".

Lexo më tejNdalet grupi me 67 ultras italianë në Dortmund, gati për të sulmuar shqiptarët

Në të kaluarën, kanë dalë hapur mbi këtë cështje çeku Jankto dhe gjermani Hitzlsperger, por pasi ishin larguar nga Italia.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI