Flash

Në Korçë, Tirana luan sezonin dhe Fagu pankinën: konfirmimi i teknikut lidhet me objektivat

Lapsi.al 5 April 2024
Në Korçë, Tirana luan sezonin dhe Fagu pankinën:
Në vigjilje të sfidës në Korçë, Tirana është thirrur në çështje për të luajtur praktikisht fatet e sezonit të tyre. Për klubin, lojtarët dhe teknikun Erbim Fagu. Konfirmimi i tij për sezonin e ardhshëm lidhet ngushtësisht me objektivët sezonale të kompromentuar keq në të dy frontet. Bardheblutë janë që tani -3 nga vendi i katërt e mes tyre e Dinamos është pikërisht Skënderbeu që i pret për një betejë që ngjan vendimtare. Fagu duhet të mbledhë me shpejtësi të tijtë, të dërrmuar nga humbja në vajtjen e gjysëmfinales së Kupës kundër Kukësit të vendit të fundit në renditje. Kohë nuk ka, por në ndeshje me peshë të tillë, skuadra duhet të reagojë vetvetiu dhe kryeqytetasit i kanë në organikë emrat që mund ta udhëheqin të dalë nga kriza. Kjo përballje për më tepër ka edhe vlerë të dyfishtë, me të dy skuadrat që kërkojnë një vend në Final Four, sepse mund të bëhë diferencën e përplasjeve direkte. Tirana ka fituar 3-1 në fazën e parë, kanë barazuar në të dytën dhe pastaj janë dorëzuar në shtëpi 3-4. Në këtë pikë, fitorja eventuale jo vetëm që do ti kalonte +2 ndaj korçarëve por do t’i jepte prioritet edhe nëse dy skuadrat në fund do të renditeshin me pikë të barabarta. Lexo më tejRrezikon eliminim nga vendi i fundit, Fagu bëhet qesharak: "Më pëlqeu si luajtëm". Devolli, dedikim me puthje Natyrisht, llogaritë duhen bërë edhe me Dinamon, që në këtë moment duket se gabon fare pak dhe ka marrë një vend të katërt që nuk dëshiron ta lëshojë pa luftuar. Në të gjitha rastet, ai në Korçë është treni i fundit për Tiranën në kërkim të një mundësie për të shpëtuar sezonin me përfshirjen në katër më të mirët.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI