Flash

Video/ I vuri duart në fytyrë Sané: Disiplina dënon me 3 ndeshje trajnerin e Union Berlin, Bjelica

Lapsi.al 26 January 2024
Video/ I vuri duart në fytyrë Sané: Disiplina dënon me 3
Nenad Bjelica, trajneri kroat i Union Berlin, është dënuar me tre ndeshje nga Liga Gjermane e Futbollit pasi vendosi duart në fytyrën e sulmuesit të Bayern Munich, Leroy Sané. Episodi i shëmtuar ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së së mërkurës mbrëma. Bjelica po mbante topin në kohën kur sulmuesi bavarez dëshironte të bënte një rivënie anësore. Pasi i hoqi topin nga duart, Bjelica reagoi duke shtyrë me dy duart në fytyrë Sané. Gjesti i keq u përsërit edhe njëherë ndërsa tensioni përfshiu edhe protagonistët e tjerë në fushën e lojës. Trajneri i Union Berlin u përjashtua nga fusha, ndërsa arbitri i tregoi edhe sulmuesit të Bayern, Sané, kartonin e verdhë. Lexo më tejVideo/ Guerreiro mban me shpresë Tuchel, sherr mes Bjelica e Sané: Bayern Munich thyen Union mes tensionit Sa i përket ndeshjes, Bayern Munich arriti të fitone me rezultatin 1-0. Në rikuperimin e javës së 13-të të Bundesligës, Bayern u kthye te fitorja, pas humbjes ndaj Werder Bremen. Pas një pjese të parë të bllokuar, bavarezët thyen ngërçin dhe morën 3 pikët me golin e Guerreiro në minutën e 46′. Me këto tre pikë, Bayern rikthehet në -4 pas kryesuesve të Leverkusen, me po aq ndeshje të luajtura.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI