Flash

E papritur, Klopp zyrtarizon largimin nga Liverpool: "Jam i bindur se është vendimi i duhur"

Lapsi.al 26 January 2024
E papritur, Klopp zyrtarizon largimin nga Liverpool: "Jam i bindur se
Jurgen Klopp shpall çuditërisht lamtumirën e tij nga Liverpool pas nëntë vitesh në pankinën e Reds me një video të publikuar në kanalet sociale të klubit: “E di që do të jetë një tronditje për shumë prej jush – thotë trajneri gjerman këtë herë pa buzëqeshjen e tij tipike në fytyrë -. Më pëlqen absolutisht gjithçka nga ky klub dhe ky qytet, por në fund të sezonit do të largohem nga pankina. Jam i sigurt se është vendimi i duhur për të marrë sepse po më mbarojnë energjitë. E di që nuk mundem të vazhdoj ta bëj këtë punë pa pushim. Pas gjithë viteve bashkë dhe duke pasur parasysh dashurinë që kam për ju, më e pakta që detyrohem është e vërteta. E kjo është e vërteta".

DEKLARATA E KLOPP

Trajneri gjerman, më pas, tregoi historinë në prapaskenë të vendimit: "Unë i kisha thënë klubit tashmë që në nëntor. Kur u ulëm së bashku për të biseduar për blerjet e mundshme, kampin e ardhshëm veror dhe nëse mund të shkonim diku, më erdhi në mendje mendimi: 'Nuk jam i sigurt nëse do të jem më këtu atëherë'. E mbeta gjithashtu i befasuar edhe vetë. Natyrisht që fillova ta mendoj. Vitin e kaluar ishte një sezon super i vështirë dhe kishte raste kur në një klub tjetër ndoshta vendimi do të kishte qenë: 'Ej, faleminderit shumë për gjithçka, por ndoshta duhet të ndahemi këtu, ose ta mbyllim këtu.' Kjo nuk ndodhi, natyrisht. Ishte shumë e rëndësishme për mua të isha në gjendje të ndihmoja të ktheja këtë ekip në rrugën e duhur. Ishte e vetmja gjë për të cilën po mendoja". "Kur e kuptova shumë herët se kishte ndodhur, se ky ishte një ekip vërtet i mirë me potencial të madh, atëherë mund të filloja të mendoj përsëri për veten time dhe ky ishte rezultati. Nuk është ajo që dua të bëj, është thjesht ajo që mendoj se është 100% e drejtë. Ne jemi Liverpool, kemi përballur gjëra më të vështira së bashku. E klubi ka kaluar gjëra më të vështira para meje. Le ta bëjmë një pikë force. Kjo do të ishte vërtet fantastike. Le të shtrydhim gjithçka nga ky sezon dhe do të kemi një gjë tjetër për të buzëqeshur kur të kthehemi pas në të ardhmen."

NJOFTIMI I KLUBIT

“Klopp ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si trajner i Liverpool në fund të sezonit, pasi ka informuar pronarët për dëshirat e tij”. Klopp, 56 vjeç, është në krye të Liverpoolit që nga viti 2015 dhe për këtë arsye do të largohet pas nëntë sezonesh në Angli. Me Reds ai fitoi, ndër të tjera, Champions League në 2019 dhe Premier League në 2020.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI