Flash

Corona zgjeron skandalin, "spiun" xhaxhai i një lojtari të Inter: "Të përfshirë 10 lojtarë të tjerë e 5-6 menaxherë"

Lapsi.al 14 October 2023
Corona zgjeron skandalin, "spiun" xhaxhai i një lojtari të

I rikthyer në qendër të cirkut mediatik për shkak të zbulimeve të fundit për çështjen e basteve në Serie A, Fabrizio Corona i jep përmasa skandalit. Ish-fotografi vullkanik premtoi befasi të reja: "Të paktën 10 futbollistë të tjerë, 5-6 menaxherë janë të përfshirë. E ka edhe strofka klandestine të lojërave të fatit - siguroi ai për Corriere della Sera -. Nuk mund të përmend emra, përndryshe më hetojnë edhe mua. Së shpejti do të zbuloj edhe burimin. Ai është xhaxhai i një ish-lojtari të Inter të Mourinho, mik i ngushtë i Mario Balotelli”.

Së shpejti mund të përfshihen edhe futbollistë të tjerë kryesorë dhe jo vetëm: "Janë të përfshirë edhe të tjerë që luajnë për kombëtaren, madje edhe presidentë - ishin fjalët e qarta të Fabrizio Corona -. Problemi është se këta lojtarë janë të sëmurë. Ludopatia është një varësi si kokaina, shfrytëzohet nga sistemi. Fillimisht luajnë lojëra elektronike, blackjack, pastaj strofkat e bixhozit dhe bëhen viktima të botës së krimit. Unë i di për këto, por do të ketë shumë të tjera, për të mos përmendur Serie B", e mbylli prononcimin e tij ish-fotografi Corona.

Lexo më tej: Skandali i basteve/ Zaniolo e mohon, Tonali pranon ludopatinë: "Vetëm poker e blackjack, kurrë futboll"

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI