Flash

Euro 2024, Asllani: Në Moldavi do të bëjmë lojën tonë

Lapsi.al 13 October 2023
Euro 2024, Asllani: Në Moldavi do të bëjmë lojën

Kristjan Asllani u shpreh tepër i lumtur për fitoren e Shqipërisë kundër Çekisë. Pas sfidës ai foli për sfidën dhe gjithashtu u ndal dhe te minutat me Interin.

Shqipëria po ecën me vendosmëri drejt Euro 2024 për në Gjermani. Kuqezinjtë këtë e treguan edhe me fitoren 3 me 0 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania”.

Kristian Asllani bëri një ndeshje pozitive duke mbyllur disa aksione të çekëve e duke ndihmuar skuadrën.

Në një prononcim për Tv Klan, Asllani ka thënë se në fund të pjesës së parë e ulën ritmin, por në pjesën e dytë ndryshuan mendësi.

Pas Çekisë vjen ndeshja e radhës, ajo me Moldavinë, e Kristjan Asllani thotë se aty do të bëjnë lojën e tyre.

“Kjo ishte ndeshje e vështirë, e dinimi, kemi pasur çik fat që Çekia ka ndjenjur me 10 lojtarë. Kemi bërë lojë shumë të mirë. Vetëm se nga fundi i pjesës së parë jemi ulur shumë dhe folëm e thamë që duhet të ngrihemi pak më shumë. Duhet të korrigjojmë ndonjë gje dhe të arrijmë të jemi perfekt. Do shkojmë në Moldavi dhe të bëjmë lojën tonë siç kemi bërë gjithë këto ndeshje”, u shpreh Kristjan Asllani.

Roli im është ai që kam. Qëkur më bleu Interi më thanë që roli im është mbrapa Brozoviç, pastaj ka luajtur Çalhanaglo shumë mirë. por roli im është pikërisht ai, e kam luajtur që te Empoli. Mund të luaj dhe me dy. Kam më shumë hapësirë për të vajtur përpara. Kryesore sot ishte fitorja dhe atë bëmë. Nëntori është afër”, tha Asllani për “Super Sport”.

Video/ Asllani i fshin “merimangat” Ishujve Faroe: supergol i mesfushorit, kthen kuqezinjtë në avantazh

 

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI