Flash

Ramadani tregon rrugëtimin drejt ëndrrës: Edhe këtu e nisa te Partizani B

Lapsi.al 12 October 2023
Ramadani tregon rrugëtimin drejt ëndrrës: Edhe këtu e nisa

Ylber Ramadani ishte sot një nga lojtarët më të spikatur në fushë ndaj Çekisë me lojën e tij.  Ai është kthyer në një nga shtyllat e mesfushës së Kombëtares, teksa ka luajtur rregullisht me kuqezinjtë në këto kualifikuese.

“Natë e madhe për të gjithë. Tre pikë shumë të mëdha se jemi futur për të fituar ndeshjen, jo për barazim apo mbrojtur. Kur bëmë golin, ata e morën pak lojën në kontroll normalisht se do të sulmojnë, por është natë e madhe për shqiptarët anembanë botës ku janë. Edhe për familjen time, e përqafova babain se ishte i lumtur por më tha ka mbetur edhe në ndeshje, nuk ka mbaruar akoma", tha Ramadani duke rrëfyer edhe një moment para ndeshjes.

"Sot para ndeshjes fola me Ajetin e Gjimshitin, u kam thënë unë isha duke luajtur në Kosovë kur ishit ju në Europian. Por u thashë ishalla po e bëj edhe unë", tregoi Ramadani.

Për sa i takon eksperiencës me Partizanin B, Ramadani tregon: "Kur erdha në fillim atëherë në Shqipëri pata vështirësi pak me dokumentet, luajta me Partizanin B por aty më bëri më të fortë se mësova shumë".

Lidhur me suksesin e ekipti Ramadani tha se suksesi i ekipit qëndron në faktin se janë shumë kompakt.

"Tani e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, si ekip jemi shumë kompakt. Ata nuk kishin shanse, pas golit me dorë nuk bënë asgjë. Kemi cilësi të mirë në ekip dhe na bën shumë mirë”, tha Ramadani për “SuperSPort” pas sfidës.

Shqipëria drejt Euro 2024, Duka: Fitore e merituar, skuadra është sekreti i kësaj Kombëtareje

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI